WILLIAM BUTLER YEATS
1865 – 1939
William Butler Yeats (Dublin, 13 qershor, 1865 – Roquebrune-Cap-Martin, 28 janar 1939) ishte një poet, dramaturg, shkrimtar dhe mistik irlandez. Shpesh i treguar si W. B. Yeats, ishte, gjithashtu, një senator i Shtetit të Lirë irlandez në vitet njëzet.

MACJA DHE HËNA
Macja shkonte këtu dhe atje
Dhe hëna rrotullohej si fugë
Dhe i afërmi më i ngushtë i hënës,
Macja zvarritëse shikoi lart.
Minalushja e zezë kundronte hënën,
Sepse, sado që të endej dhe të dihaste,
Drita e ftohtë dhe e qartë në qiell
Turbullonte gjakun e saj prej kafshe
Minalushja vrapon mes barit
Duke ngritur putrat delikate.
Do të kërcesh, Minalushe, do të kërcesh?
Kur takohen dy të afërm të ngushtë
Ka gjë më të mirë se të kërcyerit?
Mbase hëna do të mësojë,
E lodhur nga mënyra e të sjellurit
Një hap të ri vallëzimi.
Minalushja zvarritet mes të barit
Nga vendi në vend e ndriçuar nga hëna,
Hëna e shenjtë mbi kokën e saj
Hyri në një fazë të re.
Minalushja e di se bebëzat e saj
Do të kalojnë nga ndryshimi në ndryshim,
Që shkojnë nga rreth në formë hëne,
Nga drapër në rrumbullake?
Minalushja zvarritet, mes barit
E vetëme e rëndësishme dhe urtane,
Dhe ngre drejt hënës formëndryshuese
Sytë e saj të ndryshueshëm.
*Në këtë poezi të irlandezit William Butler Yeats dy personazhe të natës: hëna dhe macja Minnaloushe, endin një valle të heshtur.
Veprimet e kryera, respektivisht nga njeri dhe tjetri të «personazh». Identifikimi i të gjitha tipareve që poeti i atribuon maces dhe të gjitha ato që i atribuon hënës.
Të kuptosh se cilat aspekte mund të kenë detyruar autorin t’u drejtohet yllit dhe kafshës
Komentet