Llogaritari shurdhmemec.
Një mafioz në Tiranë zbuloi që llogaritari i tij i kishte vjedhur nga llogaria 1 milion dollarë.
Llogaritari ishte shurdhmemec dhe kjo ishte një nga arsyet që e kishte marrë në punë që mos të fliste me njëri apo të dëgjonte muhabete sekrete, si dhe nuk mund të përdorej si dëshmitar.
Kur shefi shkoi të përballej me të, mori me vete një avokate e cila dinte të komunikonte me personat me aftësi të kufizuara. Takohen dhe e pyet:
– Ku i ke futur 1 milion dollarët?
Avokatja ja shpjegon pyetjen llogaritarit me shenjat tipike të shurdhmemecëve.
– Unë nuk e di se për çfarë po flisni, – i thotë llogaritari me gjuhën e tij të shenjave.
Avokatja ja përkthen bosit dhe ky i fundit nxori një pistoletë, ja vuri në kokë dhe i thotë avokates:
– Pyete edhe një herë!
Avokatja nëpërmjet shenjave i thotë:
– Ai do të të vrasë nëse nuk i tregon ku i ke futur paratë..
Llogaritari i përgjigjet:
– Ok, fituat! Paratë i kam fshehur në një valixhe ngjyrë kafe te kushuriri im Kujtimi, i cili jeton në kat të dytë në pallatin 136, në Rrugën Bardhyl pranë shkollës “Çajupi”…..
Mafiozi tejet i errësuar në fytyrë pyet avokaten:
– Çfarë tha?
– Thotë që nuk ka fare frikë nga ju dhe se ju jeni një mashkull impotent e shumë bir kur*e dhe që nuk je aq burrë sa ta shkrepësh armën as tani dhe as kurrë….
Komentet