UEFA e ndryshon statutin, Kosova pranohet javën tjetër
Rruga drejt Kampionatit Europian 2028 po merr formë, ndërsa më 6 dhjetor, në Belfast, do të hidhet shorti i fazës kualifikuese. Turneu do të organizohet nga Anglia, Skocia, Uellsi dhe Republika e Irlandës, por ndryshe nga praktika e ndjekur në disa edicione të mëparshme, këto katër përfaqësuese nuk do të përfitojnë kualifikim automatik si vende organizatore.
Të gjitha skuadrat pritëse do të marrin pjesë normalisht në eliminatore, njësoj si përfaqësueset e tjera. Megjithatë, UEFA ka parashikuar një mekanizëm sigurie, duke rezervuar dy vende për organizatorët që nuk arrijnë të kualifikohen drejtpërdrejt nëpërmjet rezultateve në grupe.
Në kualifikuese do të marrin pjesë 54 përfaqësuese, të cilat do të ndahen në 12 grupe. Gjashtë grupet e para (A-F) do të kenë nga katër skuadra, ndërsa gjashtë të tjerat (G-L) do të përbëhen nga pesë ekipe.
Kualifikimin e drejtpërdrejtë do ta sigurojnë 12 fituesit e grupeve, si dhe tetë skuadrat më të mira që renditen në vendin e dytë. Për vendet e mbetura do të zhvillohen ndeshje play-off, ku mund të jenë në lojë deri në katër bileta të tjera. Numri i tyre mund të reduktohet në dy, nëse dy nga katër organizatorët nuk arrijnë të kualifikohen përmes rezultateve në grupe.
Një rëndësi të veçantë në përcaktimin e grupeve do të ketë edhe Liga e Kombeve. Skuadrat që do të marrin pjesë në çerekfinalet e këtij kompeticioni ose në ndeshjet e play-off-it për ngjitje dhe rënie mes ligave do të kenë kufizime të veçanta në short. Fituesit e grupeve të Ligës së Kombeve, të cilët do të luajnë çerekfinalet, do të vendosen në grupe me nga katër skuadra. Ndërkohë, grupet me pesë ekipe mund të përmbajnë vetëm një humbës të çerekfinaleve ose një skuadër të përfshirë në play-off.
Shqipëria dhe Kosova në vazon e tretë
Sipas vazove të konfirmuara për shortin, Shqipëria dhe Kosova do të jenë pjesë e vazos së tretë. Kjo do të thotë se të dyja përfaqësueset mund të përballen me kundërshtarë të fortë nga dy vazot e para, ku gjenden emra si Franca, Gjermania, Spanja, Portugalia, Anglia, Italia dhe Holanda, por jo mes tyre.
Vazot për shortin e eliminatoreve të Euro 2028 janë:
– Vazo 1: Belgjika, Kroacia, Danimarka, Anglia, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Spanja.
– Vazo 2: Austria, Bosnjë-Hercegovina, Çekia, Hungaria, Irlanda e Veriut, Republika e Irlandës, Serbia, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Turqia, Uellsi.
– Vazo 3: Shqipëria, Gjeorgjia, Islanda, Izraeli, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania, Skocia, Sllovakia, Ukraina.
– Vazo 4: Armenia, Bjellorusia, Bullgaria, Qipro, Estonia, Ishujt Faroe, Finlanda, Kazakistani, Letonia, Luksemburgu, Moldavia, San Marino.
– Vazo 5: Andorra, Azerbajxhani, Gjibraltari, Lihtenshtajni, Lituania, Malta.
Një tjetër rregull i rëndësishëm është se katër organizatorët, Anglia, Skocia, Uellsi dhe Republika e Irlandës, do të mbahen të ndarë nga njëri-tjetri në short, për të rritur mundësitë e tyre për kualifikim. Edhe Irlanda e Veriut, megjithëse nuk është organizatore e ndeshjeve të turneut, do të jetë në këtë grup përjashtimesh.
Nëse tri ose katër përfaqësueset organizatore dështojnë të sigurojnë kualifikimin nëpërmjet rezultateve sportive, vetëm dy prej tyre do të përfitojnë nga vendet e rezervuara. Përzgjedhja do të bëhet në bazë të rezultateve më të mira në eliminatore.
Kur fillojnë kualifikueset?
Shorti do të zhvillohet më 6 dhjetor, në Belfast, ndërsa ndeshjet e para do të luhen në mars 2027. Në këtë periudhë do të zbresin në fushë vetëm skuadrat e grupeve me pesë ekipe, të cilat nuk janë të angazhuara në çerekfinalet apo play-off-et e Ligës së Kombeve.
Pjesa tjetër e përfaqësueseve do ta nisë rrugëtimin në shtator 2027. Faza kualifikuese do të përfundojë në nëntor të të njëjtit vit.
Kalendari i ndeshjeve:
– 26-27 mars 2027 – Ndeshja e parë (grupet me pesë skuadra).
– 29-30 mars 2027 – Ndeshja e dytë.
– 11-12 qershor 2027 – Ndeshja e tretë.
– 14-15 qershor 2027 – Ndeshja e katërt.
– 23-25 shtator 2027 – Ndeshja e pestë.
– 26-28 shtator 2027 – Ndeshja e gjashtë.
– 30 shtator-2 tetor 2027 – Ndeshja e shtatë.
– 3-5 tetor 2027 – Ndeshja e tetë.
– 11-13 nëntor 2027 – Ndeshja e nëntë.
– 14-16 nëntor 2027 – Ndeshja e dhjetë.
Për Shqipërinë dhe Kosovën, shorti i 6 dhjetorit do të jetë hapi i parë drejt një objektivi madhor: sigurimi i një vendi në Euro 2028. sn
Gjermania ka dhuruar një spektakël të vërtetë në përballjen ndaj Holandës, duke triumfuar me rezultat të thellë 5-0 në ndeshjen e fundit të Grupit 2 në Ligën e Kombeve.
Në qendër të vëmendjes ishte futbollisti me origjinë shqiptare, Brajan Gruda, i cili pati një paraqitje fantastike, duke realizuar një gol dhe duke regjistruar një asistim në këtë fitore të madhe të skuadrës së drejtuar nga Jürgen Klopp.
Gjermania e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe arriti të kalojë në epërsi në minutën e 41-të.
Derry Scherhant përfitoi nga një asistim i Joshua Kimmichut dhe realizoi për 1-0.
Pas pushimit, “Pancerët” vazhduan dominimin dhe shënuan edhe katër herë të tjera.
Florian Wirtz dyfishoi shifrat në minutën e 60-të, ndërsa pesë minuta më vonë Gruda dhuroi asistimin për Nico Schlotterbeck, i cili me kokë realizoi për 3-0.
Spektakli i talentit shqiptar vazhdoi në minutën e 71-të, kur Gruda asistoi edhe një herë, këtë herë për Florian Wirtzin, i cili me një goditje të bukur volej shënoi për 4-0.
Kulmi për Grudën erdhi në minutën e 77-të. Pas një topi të kthyer brenda zonës, sulmuesi me origjinë shqiptare reagoi shpejt dhe e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 5-0.
Gruda u zëvendësua në minutën e 82-të, duke lënë fushën pas një paraqitjeje të shkëlqyer, me një gol dhe dy asistime në këtë përballje.
Kështu, Gjermania e mbylli ndeshjen me një fitore bindëse ndaj rivalit të saj tradicional, ndërsa Brajan Gruda ishte një nga protagonistët kryesorë të mbrëmjes, duke konfirmuar potencialin e tij në skenën ndërkombëtare.
Me këtë fitore kualifikohen Gjermania si vend i parë, Holanda e dyta, duke lënë jashtë Greqinë për shkak golavarazhi.
Goli i Sherhant (VIDEO)
Goli i Virtz (VIDEO)
Goli i Shloterbek (VIDEO)
Goli i dytë i Virtz (VIDEO)
Goli i Grudës (VIDEO)
sn
Na fal or vella na fal e na i be hallall se keshtu jemi e keshtu kemi qene ne shqiptaret jete e mot…na do e na vlereson bota e nuk duam veten e njeri tjetrin.
Na fal se pa drejtesisht ta merzitem shpirtin e gati sa nuk e braktise futbollin fale kesaj pa udhesise e dashakeqesise sone ndaj teje …por te siguroj se jo te gjithe i kishe armiq e kundra…kishte edhe nga ata qe nuk te hoqen kurre nga vemendja e nga goja derisa sot ti je ai qe je.
Fatmiresisht jam njeri prej tyre o Nesti..ndaj dhe sot ndihem vertet mire per ty e per gjithcka qe ti je e per gjithcka qe ti po ben.
Qe kur nise te luash me fanellen e shpirtit tim ate bardhe e blu e qe kur trajneri Ze Maria te hodhi ne fushe per here te pare ne ekipin e pare …e qe kur te pashe per here te pare, syri, intuita si njeri i hershem i futbollit e pervoja e gjate e profesionit tim nuk me genjyen dot.
Ky do behet…ky eshte talent …ky luan nje futboll te cuditshem i thashe vehtes…kete mendim e ndava edhe me nja dy kolege te mijte por edhe me nja dy tre trajnere me emer te futbollit shqiptar.
Mora si pergjigje heshtjen e vetem nje…te shohim , eshte shpejt me fol per te.
Kur trajneret O.Shehi e N.Dede i besuan Mucit me shume… te pergjumurit u zgjuan disi te trembur …
Kur ju thashe se …besoni tek ai me shume e mos u dashuroni per vdekje me Brojen …mu kthyen …flet si tifoz i Tirones …e se Broja eshte fenomenal (???)
Kur ti Nesti shenove ate gol kryeveper ne ndeshjen kunder Partizanit po ne ate stadium ku ti me golin e djeshem ndaj Finlandes i le te gjithe pa goje …ju thashe specia – lesheve tane…po tani ne emer te kujt duhet te flase une..
Erdhi transferimi yt ne Poloni…vijuan super golat ne kampionatin e veshtire polak…nise te luash rregullisht dhe fitove respektin e dashurine e tifozeve polake madje jo vetem te Legias…por edhe te kundershtareve te saj..
..I bere me fol me vehte anglezet e Aston Villes me 2 gola klasi ne kupat e europes …
Pse e shitem …shkruan sot per ty shtypi polak o Nesti…
…Dhe pastaj si rralle here ne historine e ketij klubi…ngrihet vete presidenti i Beshiktashit e vjen e te merr atje ne Warshave me avionin e tij personal e paguan nje cmim jo do si do per ty ..
Re ne sy e u vleresove goxha ani pse trajneri yt gaboi me ty e sot e pranon publikisht…nuk mendoja kurre se do te ishte e do te behej ky qe eshte sot…e kisha te veshtire pozicionimin taktik te tij…gjerat nuk shkuan sic duhet…kerkoj ndjese.
Nga gabimi i tyre perfitoi Trabzonspori dhe te beri te vetin…assiste e gola pa fund…me se shumti titullar por edhe i ardhur nga stoli nise te beje dukshem diferencen ne fushe .
Te gjithe e shihnin kete …pervec Sylvinjos e sigurisht edhe Dukes e ndaj po te gjithe pyesnin e shkruanin …pse nuk thirret e pse nuk luan ky djale e ky super talent tek Shqiperia …
Gol ndaj Faroes, gol ndaj Bullgarise, gol ndaj Bjellorusise, super gol ndaj Finlandes …asiste pa fund …elegance, futboll fin…loje me tru e me kembe …cfare mund te beje me Muci qe ” ta meritoje ” fanellen e titullarit tek Shqiperia .
Mjaft te keni pare ndeshjen Rezispor – Trabzonspor 3- 4 tre jave me pare ku nga 0-2 ishte Muci qe permbys gjithcka me super asiste e gola marramendes aq sa egjiptani i djeshem i Liverpool i mirenjohuri M.Salah pas ndeshjes duke bere shaka i thote…vetem nje i cmendur si ty mund ta beje kete qe bere ti sot…
Kam disa vite qe shkruaj specifikisht per ty Muci…kam qene nga promovuesit e tu te pare , nje nga mbeshtetesit e forte te lojes e talentit tend…
Ndoshta kam qene i vetmi gazetar qe te bera publikisht thirrjen per ta bojkotuar kombetaren e Shqiperise derisa prej saj te largoheshin njerezit anti – Muci…Sylvinjo e A.Duka.
Ti durove…insistove, ule koken thjeshtesisht e modestisht…pune- stervitje – shtepi…loje… gola , assiste e spektakel pa fund …nga java ne jave…
Dhe fale teje…ti ja ku je sot…i mrekullueshem…i magjishem me futbollin tend …me gola te cmendur vertet …me assiste qe do ti kishte zili edhe vete Andrea Pirlo i famshem ne kohen e tij te arte…
Ndaj sot kokeulur e te turperuar te gjithe ( pervec meje e disa te tjereve te pakte ne numer …hahaha qe besuan e shpresuan tek ty me kembenguljen e atyre qe e njohin dhe e duan futbollin )…duhet te kene pak burrni e te te thone me plot gojen e publikisht …na fal o Muci…thellesisht na fal se edhe pse me gjithe arsenalin e dashakeqesise e injorances sone klasike as te thyem e as te mundem dot, gabuam me ty….por ishe ti, modestia, puna jote , djersa jote e talenti yt i rralle qe na nxorri lakuriq … e qe na mundi e na zbythi te gjitheve .
Ndaj na fal o Muci.
Shqipëria triumfon 2-0 në “Air Albania” ndaj Finlandës, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Sfida nisi me ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që u hodhën në sulm në kërkim të golit. Kuqezinjtë ngacmuan disa herë portën kundërshtare me Asllanin, por portier mysafir u përgjigj me disa pritje mjaft të mira.
Në fundin e fraksionit të parë, skuadra e Maran kaloi në avantazh falë një supergoli të Ernest Muçi, i cili me një goditje nga distanca gjeti të papërgatitur finlandezët.
Pjesa e dytë nisi ashtu si duhet për Shqipërinë që dyfishoi shifrat me Manaj, me sulmuesin lushnjar që u tregua i saktë me kokë.
Me këtë sukses, kombëtarja kryeson grupin me 12 pikë, 2 më shumë se Bjellorusia dhe 5 më shumë se Finlanda. Ndeshja e radhës është ajo ndaj Bjellorusisë, teksa tashmë kemi gjithçka në dorë për vendin e parë. gsh
Harry Kane shpallet fitues i Topit të Artë 2026, duke kurorëzuar një vit të jashtëzakonshëm me fanellën e Bayern Munich dhe kombëtaren e Anglisë.
Sulmuesi anglez triumfon pas një sezoni fantastik, ku shkëlqeu me gola të shumtë dhe paraqitje vendimtare. Kane lë pas rivalë të mëdhenj si Kylian Mbappé dhe Lamine Yamal, duke arritur çmimin më prestigjioz individual në futbollin botëror.
Ky sukses është një moment historik për futbollin anglez, pasi Kane bëhet anglezi i parë që fiton Topin e Artë që nga Michael Owen në vitin 2001. Lamine Yamal shpallet talenti i vitit, ndërsa Luis de la Fuente vlerësohet si trajneri më i mirë. BW
Guerrils, tifozeria tradicionale e klubit të futbollit Partizani, ka njoftuar pezullimin e aktivitetit tifozerik dhe bojkotin e ndeshjeve të ardhshme, në shenjë solidariteti me studentët, pedagogët dhe qytetarët që po protestojnë, si dhe kundër dhunës policore.
Përmes një njoftimi zyrtar, Guerrils bën të ditur se vendimi vjen si pasojë e situatës së krijuar nga protestat, represioni dhe dhuna policore ndaj protestuesve. Tifozeria thekson gjithashtu se dhuna dhe arroganca e policisë nuk janë të panjohura për ta, pasi, sipas saj, të njëjtat metoda përdoren në mënyrë sistematike edhe ndaj tifozëve në stadiume.
Njoftimi i Guerrils:
“UG pezullon aktivitetin tifozerik.
Konfirmojmë kështu që nuk do të jemi prezent në ndeshjet e ardhshme si pasojë e situatës së protestave, represionit dhe dhunës policore me të cilën po përballen studentët, pedagogët dhe populli.
Dhunë kjo që për ne nuk është e panjohur, pasi në stadiume kjo metodë dhe arrogancë shfaqet ndaj nesh edhe tifozerive të tjera në mënyrë sistematike.
Idealet tona mbeten si flamuj që valëviten të lirë edhe pse erë e fortë fryn kundër!” sn
Cristiano Ronaldo vazhdon marshimin drejt kuotës së 1000 golave në karrierë. Ylli portugez ka realizuar golin e tij të 981-të, këtë herë në Champions League të Azisë, duke iu afruar edhe më shumë objektivit historik.
Sulmuesi i Al Nassr gjeti rrugën e rrjetës në përballjen kundër Neftchi Farg‘ona, në kuadër të javës së dytë të fazës së ligës në AFC Champions League Elite.
Goli erdhi pas një aksioni të bukur nga krahu i majtë. Sadio Mané krosoi në zonë, ndërsa Ayman e kontrolloi topin me gjoks dhe ia la në dispozicion Ronaldos. Portugezi goditi menjëherë me rrotullim, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke çuar Al Nassr në avantazhin 2-0.
Me këtë realizim, Ronaldo ka vetëm 19 gola për të arritur shifrën e jashtëzakonshme prej 1000 golash në karrierën e tij profesionale. Një objektiv që 41-vjeçari synon ta përmbushë përpara se t’i japë fund aventurës së tij në futbollin e luajtur.
Ronaldo vazhdon të dëshmojë se mbetet vendimtar edhe në këtë fazë të karrierës, ndërsa çdo gol e afron më shumë me një rekord që do të shënonte një tjetër kapitull të jashtëzakonshëm në historinë e futbollit. sn
Shqipëria ka marrë një sukses të rëndësishëm në Ligën e Kombeve ndaj San Marinos, por ka vuajtur për të siguruar tre pikët përballë ekipit më të dobët në botë.
Pas një goli të shpejtë të Asllanit, kuqezinjtë e menduan ndeshjen e fituar dhe nuk ia dolën ta mbyllnin dukë shpërdoruar mundësi të mira pasi shpërdoronin me egoizëm rastet e krijuara.
Një gol i Lazari bëri që sfida të hapej në fund në mënyrë të papritur, pasi San Marino shfrytëzoi përgjumjen e kuqezinjve.
Maran hodhi gjithë ekipin në sulm duke kërkuar me çdo kusht golin. Ai do të vinte vetëm në shtesë pas një penalltie për prekje topi me dorë në zonë, me Asllanin i cili realizoi nga pika e bardhë për të shmangur një turpërim epik.
SHQIPËRI-SAN MARINO 2-1
11′, 90’+3′ (p) Asllani / 65′ Lazari
NGJARJET KRYESORE
90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Shqipërisë.
90’+3’ GOOOL SHQIPËRI! Asllani shënon me penallti. (VIDEO)
90’ Jepem 4 minuta shtesë.
90’ Penallti për kuqezinjtë! Pas një harkimi në zonë është Fabri që prek topin me dorë dhe gjyqtari pasi sheh VAR, jep penallti.
90’ Pas një harkimi në zonë, Asllani gjuan por gjen përgjigjen e portierit. (VIDEO)
88’ Harkim tjetër nga Mehmeti, Daku me kokë nuk gjen portën.
87’ Harkim në zonë për Dakun, sulmuesi pengohet nga Manaj dhe nuk gjuan në portë. (VIDEO)
86’ Xhulio merr vendin e Kapikione në radhët e San Marinos.
83’ Xhakopeti ndëshkohet me karton të verdhë.
82’ Hysaj nis topin në zonë ku është Daku, gjuajtja e të cilit devijohet në këndore. (VIDEO)
79’ Daku nga e majta lëshon një gjuajtje tokazi që devijohet dhe shkon jashtë.
77’ Asllani gjuan përballë zonës, sfera përfundon jashtë pa gjetur portën.
76’ Xhokondi ndëshkohet me të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Mehmetin.
73’ Daku del nga e djathta, gjuan por sfera kalon gjithë pasqyrën e portës.
71’ Mitaj dhe Shehu lënë fushën e lojës për Ramadanin dhe Dakun.
65’ E pabesueshme! Një harkim nga e majta e sulmit gjen Lazarin i cili përfiton nga përgjumja e Mitajt dhe çon sferën në rrjetë. (VIDEO)
63’ Shehu nga e djathta provon me një gjuajtje që më pas nuk kthehet në rrjetë as nga Manaj. (VIDEO)
62’ Një harkim në zonë nga e djathta gjen Uzunin i cili gjuan me kokë, por sfera kalon mbi traversën e portës mike. (VIDEO)
59’ Pankoti, Lazari dhe Benvenuti hyjnë në fushë në vend të Saliçioni, Meloni dhe Çevoli në radhët e San Marinos.
56’ Uzuni merr vendin e Hoxhës në radhët e kuqezinjve.
51’ Çevoli ndëshkohet me të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Mehmetin.
49’ Pas një goditje dënimi të Asllanit, Mehmeti devijon në zonë por sfera shkon në duart e portierit.
46’ Muçi i lë vendin në fushë Mehmetit në startin e pjesës së dytë.
45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 1-0 për Shqipërinë.
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
45’ Della Balda del në sulm në të djathtën, gjuajtja e tij ndalet nga Dajsinani i vëmendshëm. (VIDEO)
41’ Shehu gjuan nga jashtë zonës, sfera shkon në duart e portierit pas një devijimi.
40’ Hoxha harkon në majta për Manajn, i cili nuk ia del të devijojë drejt portës.
38’ Fabri ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Asllanit.
37’ Hysaj pason për Manajn në zonë, gjuajta e këtij të fundit ndalet nga portieri me këmbë. (VIDEO)
34’ Hoxha futet në qendër nga e majta, gjuajtja tokazi shkon në duart e portierit.
31’ Kundërzbritje e shpejtë e kuqezinjve, topi shkon te Manaj i cili vonohet duke mos pasuar e më pas gjuan duke parë sferën të bllokohet nga mbrojtja. (VIDEO)
30’ Edhe Zanoni tenton nga distanca, sfera shkon lart mbi traversë, pa shqetësuar Dajsinanin.
27’ Kapikioni provon nga distanca, Dajsinani është në pozicion dhe pret sferën. (VIDEO)
22’ Manaj rrotullohet në zonë dhe gjuan menjëherë, por godet vetëm shtyllën e portës së miqve. (VIDEO)
19’ Një top interesant në zonë nuk kontrollohet nga Manaj i cili e sheh të shkojë në fundore. (VIDEO)
17’ Pilo hyn në zonë nga e majta, harkimi i tij në qendër nuk shfrytëzohet nga askush.
14’ Asllani harkon një goditje dënimi direkt në zonë, sfera grushtohet nga portieri.
11’ GOOOL SHQIËPRIA! Asllani nga distanca shënon me një goditje spektakolare (VIDEO)
8’ Provon edhe Manaj nga jashtë zonës, sfera shkon në duart e portierit. (VIDEO)
7’ Muçi tenton portën nga jashtë zonës, sfera shkon larg katërkëndorit. (VIDEO)
5’ Hysaj kroson në qendër për Asllanin i cili gjuan me kokë por nuk gjen portën. (VIDEO)
3’ Dajsinani gabon në kontrollin e topit para portës, por pastaj rikuperon.
1’ Shkelmohet topi i parë në “Air Albania”.
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Dajsinani, Mitaj, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Pilo, Shehu, Asllani, Hoxha, Muçi, Manaj.
Trajner: Rolando Maran
SAN MARINO: Kolombo, Xhiokondi, Rosi, Fabri, Çevoli, L. Kapikioni, Zanoni, Meloni, Xhakopeti, Saliçioni, Della Balda
Trajner: Roberto Çevoli
PANORAMASPORT.AL
Rob Henesi shkaktoi pakënaqësi të mëdha te Kombëtarja, pasi nuk akordoi penallti për Myrto Uzunin ndaj Finlandës. Vendimi i gjyqtarit irlandez u mbështet nga skocezët në dhomën e VAR. Episodi i Uzunit u konsiderua simulim, teksa Finlanda fitoi me rezultatin 2-1.
Kjo nuk është hera e parë që Henesi bën bujë në një ndeshje ndërkombëtare. Ishte vera e vitit 2021, kur maltezët e Hibernians u ankuan zyrtarisht në UEFA pas gjykimit në Ligën e Konferencës.
HISTORIA- Hibernians kishte fituar 0 me 1 në ndeshjen e parë në transfertë ndaj Rigës, dhe po bëhej klubi i parë maltez që do të shkonte në grupet e një kompeticioni europian. Fillimisht ishte një vendim i diskutueshëm për pozicion jashtë loje në Ligën e Konferencës, që i mohoi Hibernians një gol të dytë. Riga ndërkohë e dërgoi ndeshjen në shtesë duke shënuar në fund për rezultatin 1-2 në Maltë.
Një lojtar i Hibernians u largua me karton të kuq për të vështirësuar llogaritë pasi ndeshja shkoi me shtesa. Po ashtu edhe trajneri me një tjetër lojtar të Hibernians nga pankina u ndëshkuan me karton të kuq. Rezultati pas 120 minuta ishte 4-1 në favor të Rigës.
POLITIKA- Qeveria në Maltë po ashtu ndërhyri pasi gjykimi u konsiderua skandaloz. Asokohe ishte Ministri i Punëve të Brenshme, Byron Camilleri, që reagoi pas humbjes për vendimet në fushë.
DEKLARATA E HIBERNIANS- “Kemi dërguar një letër zyrtare proteste në UEFA pas sjelljes së papranueshme të ekipit të arbitrimit në ndeshjen e së enjtes së kaluar kundër FC Riga. Klubi ka kërkuar një hetim zyrtar për incidentet që karakterizuan ndeshjen. Edhe pse e dimë se kjo nuk do ta ndryshojë rezultatin, mbetemi të vendosur që drejtësia të vihet në vend për Hibernians FC”.
EMANUEL LOCI – PANORAMASPORT.AL
Kosova do të përballet sot me Austrinë. Sfida e orës 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” është vendimtare për dardanët në Ligën e Kombeve.
Kosova regjistron 3 pikë më pak se Austria pas tre raundesh dhe në shtëpi i bën punë vetëm fitorja. Trajneri Foda ka bërë zgjedhjet e tij teknike për listën me 23 lojtarë.
Avdyli, Kacuri dhe Jashari do të qëndrojnë në tribunë. Albian Hajdari është një mungesë e konfirmuar nga më parë për shkak dëmtimi.
Kujtojmë se Kosova barazoi në sfidën e fundit ndaj Izraelit. Foda provoi rotacionit, ndërsa ekipi nuk ia doli të shkonte te goli. bw
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar njoftimin ku tregon se dy lojtarë të Kombëtares janë larguar nga grumbullimi. Bëhet fjalë për Feta Fetain dhe Samuele Sinën.
Simon Simoni ndërkohë rikthehet pasi Etrit Berisha u pezullua. Luis Hasa është sërish në dispozicion pasi la pas problemet shëndetësore.
Fetai dhe Sina i janë bashkuar Kombëtares U-21 për sfidën miqësore ndaj Ukrainës. Zgjedhja është disi e papritur duke pasur parasysh se ndaj San Marinos pritet të ketë sërish rotacion te Kombëtarja.
NJOFTIMI I FSHF
Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë pas kthimit nga Finlanda me lojtarët kuqezi që kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore në Shtëpinë e Futbollit në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës ndaj San Marinos.
Skuadra u nda në dy grupe, teksa lojtarët që nuk u aktivizuan në Finlandë zhvilluan një seancë me ngarkesë të plotë. Ndërsa lojtarët që ishin titullarë në ndeshje bënë vetëm rikuperim dhe fizioterapi.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka ndryshime në listën e Kombëtares. Mesfushori Feta Fetai dhe mbrojtësi Samuele Sina do të largohen për t’u bashkuar me Kombëtaren U-21 dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Alban Bushi për miqësoren me Ukrainën, që luhet nesër në ora 15:30 në Hungari.
Sakaq, edhe mesfushori Luis Hasa ka kaluar problemet shëndetësore dhe sot është bashkuar me grupin, duke qenë gjithashtu i gatshëm për ndeshjen e katërt të UEFA Nations League.
Gjithashtu, trajneri Rolando Maran ka thirrur portierin Simon Simoni për të zëvendësuar Etrit Berishën e skualifikuar. Simoni është bashkuar që sot në stërvitje me kuqezinjtë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen me San Marinon, që luhet më datë 6 tetor, ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”.
Biletat për ndeshjen Shqipëri-San Marino mund ti gjeni obline në ebileta.al ose në pikën e shitjes fizike në stadiumin “Air Albania”.



PANORAMASPORT.AL
Gjatë ndeshjes Shqipëri–Bjellorusi nuk munguan mesazhet pikante. Në “Air Albania”, u dëgjua thirrjet “Arrestoni Ramën” dhe natyrisht prezente ishte edhe një pankartë e tillë.
Pavarësisht se është vetëm futboll, tifozët shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa mesazhi tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve. Shqipëri-Bjellorusi zhvillohet paralelisht me protestën e 119-të me radhë para kryeministrisë.bw
Aromë trëndafilash (Kushtuar fëmijëve shqiptarë në mërgim.)- Nga ARIF EJUPI
MASKA MORTORE -TROKITJE NE DHIMBJE – Tregim nga DR.EDUARD A. SKUFI ATHINE
Sadleva Bodo, Drejtoreshë e Burgjeve të Shqipërisë bija e Nevrije Fistaj Bodo, kryetare e Gjykatës së Rrethit Librazhd e pranishme kur u dënua me vdekje Vilson Blloshmi e Genc Lekaj
(Updated) A ka pyetur Partia Demokratike se përse protestuesit thërrasin “Opozita jemi ne” Nga Elida Buçpapaj
‘Mos shpif për nënën time!’ Surroi akuza të rënda Baton Haxhiut: Më 1998 bashkëpunoje me shërbimin sekret serb! Koordinoje…
Lamtumirë Gjergj Hani! Nga Kastriot Dervishi
“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”: është urgjent një reagim i thellë politik dhe institucional ndaj Reformes Zgjedhore
Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit- SPAK regjistron procedimin penal, nën hetim deputetja e PS
Shqiptarët më të shqetësuarit në rajon për kostot e jetesës në vitin 2026
Kosova ‘ndez’ debat në Parlamentin e Serbisë, Vuçiç përplaset me shumicën e re për Banjskën dhe Radoiçiçin
Projektligj në SHBA për të zbuluar operacionet e fshehta të Rusisë
Kosova me nismë të re për ndryshimin e Ligjit për Specialen pas kritikave nga ndërkombëtarët
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet