Dje, djali i ish Kryeministrit Sali Berisha iu kundërpërgjigj sulmit të aktores dhe e cilësoi me ironi atë “ikonë ndërkombëtare të antifashizmit dhe artit”.
Ja çfarë shkruan Ema Andrea në Fb:
“Per ata qe duan te behen te famshem duke perdorur emrin tim!! Zotni, mos fyej fjalen e lire, dhe mos u perpiq te perdoresh emrin tim, as per pislleqet politike, e as per per delire!! Une kam thene dhe do ta them ate qe mendoj e jam perpjekur te mos fyej babain e askujt!! Nuk i perkas asnje lloj tifozerie e as partie (edhe pse eshte e njejta gje per juve)! Kam jetuar dhune ne kete vend, aq sa te jem kunder cdo thirrjeje per dhune e arme, panvaresisht se kush i ben!! Nga parlamenti dhe politikberesit e cdo ngjyre pres kujdes dhe zgjidhje problemesh! Nuk eshte ceshtje familjare!! Nese do ishte e tille, nuk do te flisja!!
Une kam respekt per pjestare te familjes suaj, te cilet i njoh jashte politikes!! Qetesohu lutem, permbahu se nuk ta shava babin!! Lutem mos guxosh, vetem se ta lejon statusi i birit, te me japesh perkatesi, qe nuk i kam!! Jemi ne demokraci, ku secili shpreh mendimin e vet, pa fyer e pa nxjerre perfundime paraqend!! Nuk jam as me ps e as me pd!! Jam me kunderdhunen !! Dhe nje info qe ta perdoresh tamam: Kam jetuar ne Shqiperi qe prej 71, ne token dhe hallet shqiptare…Ketu nga jetoj une realiteti eshte shume me ndryshe se nga dritarja e makines apo avionit!! Uroj paqje Zotni, per ty e per familjen e cdo shqiptari!! Te fala nga shtepia!!”
Komentet