Voal.ch shkruan se Taxh Mahall – Taj Mahal – ështe një vend simbol në Indi, që vizitohet nga 4 milionë turistë në vit. Kështu që nuk mund të mos ishte edhe pikë ndalimi për Kate e William në përfundim të vizitës së tyre që zgjati një javë midis Indisë dhe Buthanit. Në këtë udhëtim ata kanë kujtuar edhe Lady Dianën. Dukët e Kembrixhit janë fotografuar të ulur të dy në të njëjtin stol prej guri që ishte uluar Lady D. në vitin 1992 në fotografi që kanë mbetur të paharruara gjatë udhëtimit të Princeshës në Orient. Në fotografi Lady D shfaqet e ulur në të njëjtin stol ku janë fotografuar Kate dhe William, por ajo aty është e vetme, përballë mauzeleut që i kushtohet dashurisë, të cilin imperatori Shah Jahan e ndërtoi në kujtim të së shoqes, ndërsa Lady D fotografohej aty kur ishte në kulmin e krizës martesore me Princin Carl. Burimi vanity fair



Komentet