VOAL – Angela Magdici, gardiania 32 vjeçare e arratisur nga burgu i Dietikonit, u riatdhesua dje nga Italia në Zvicër. Siriani 27 vjeçar, arrestuar bashkë me zviceranen, ndodhet ende në Itali. Për të procedura është në vazhdim.
Dy të arratisurit u kapën më 25 mars në provincën e Bergamos nga hetues italianë. Ata ishin arratisur nga burgu më 9 shkurt. Zvicerania, gardiane në burgun ku ndodhej i burgosuri, Hasan Kiko, ishte arratisur për hir të dashurisë. U larguan me veturën e asaj dhe ishin strehuar në një apartament në Romano të Lombardisë. Por u tradhtuan nga një video që Magdici ia dërgoi familjes. rsi
Komentet