Siç lajmëron agjencia libaneze e lajmeve NNA, janë kryer aksione në disa lokacione në Bejrut, në mesin e të cilëve gjenden klube nate dhe banesa
BEJRUT – Pjesëtarët e forcave të sigurisë të Libanit kanë liruar 75 gra, shumica siriane, nga duart e trafikantëve.
Siç lajmëron agjencia libaneze e lajmeve NNA, janë kryer aksione në disa lokacione në Bejrut, në mesin e të cilëve gjenden klube nate dhe banesa.
Mësohet se 18 persona janë arrestuar, në mesin e të cilëve tetë gra. Gratë e shpëtuara kanë qenë pjesë e “rrjetit më të rrezikshëm të tregtisë me njerëz në vend”, ndërsa kanë pësuar dhunë fizike, torturë dhe kërcënime. aa
Komentet