Liderët e partive opozitare VV-AAK-Nisma, do të mbajnë konferencë për media sot me fillim nga ora 14:00.
Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën iu drejtohen gazetarëve vetëm një ditë para protestës që pritet të mbahet nesër, me 26 mars.
Opozita javën e kaluar ka mbajtur takim mobilizues me simpatizantët, duke diskutuar për protestën e nesërme.
Komentet