Shokë, miq, ish bashkëluftëtarë, por edhe përfaqësuesve të institucioneve në Kosovë u ka ardhur në majë të hundës nga lojërat e autoriteteve maqedonase me Gafurr Dugollin, prandaj kanë dërguar një ultimatum në adresë të BDI-së.
Nëse nuk lirohet sot Gafurr Dugolli, do të publikojmë incizime të bisedave të zyrtarëve të Maqedonisë lidhur me rastin e Kumanovës.
Mësohet se ata kanë kërkuar prej përfaqësuesve të BDI-së që këtë porosi t’ia transmetojnë edhe VMRO-DPMNE-së.
Dje, ministri kosovar i Drejtësisë, Hajredin Kuci, u shpreh se, Maqedonia do të liroje Gafurr Dugollin, por deri tani nuk ka ndodhur asgjë.
Komentet