Moj qyqe, veç ti je dëshmitare e vrasjes time…
Kështu tregohet në një gojëdhënë dhe së fundi, shumë dekada më pas, vrasësi pranë vdekjes, dëgjoi një britmë qyqeje dhe përsëriti fjalët e atij që kishte vra…
Në rastin e gjyshit tim, Hasan Dine, qyqja, qe shkopi, bastuni, i blerë ca javë më parë se e kishte kapur nervi shiatik…
Kjo që shkruaj nuk është trillim letrar, është krim brenda farefisit…
Ngjarja e përjetuar nga zonja Sofije Alla, gruaja e dytë e gjyshit tim, Hasan Dine, i pushkatuar dhe i zhdukur deri sot…
Në errësirën e 04 Nëntor 1944, i troket në derë kushëriri i vet i parë Beqir Balluku, më të cilin ishin rritur bashkë, e kishte “vëlla”…
Këtu merr fillimin drama e kësaj gruaje fisnike, që mbeti e ve me tre fëmijë të vegjël… Nga ajo natë ajo nuk e pa më të shoqin… Askush nuk i tregonte, ku ishte…
Shkon tek shtëpia e prindërve dhe në një qoshe shikon papritmas, bastunin që e kishte blerë vet… Imagjinoni, çfarë përjetoi ajo grua dhe pyeti… Po shkopi pse është këtu?! Aty kuptoi tradhtinë, kurthin që i kishte bërë “vllait i vet”…
Doli rrugëve të Tiranës, duke pa të vrarët, një për një… Jooo, i shoqi nuk ishte në rrugë…
Lajmi morri dhenë… Kur t’a vret, “vllai” burrin je përgjegjëse ndaj farefisit të burrit… Ligjet e kanunit, janë të gdhendura në ndergjegje… dhe pse askush nuk i thot…edhe sot.. jo më atëherë… Veç dhimbjes dhe përbuzja…
Shkon tek Beqir Balluku me njërën nga kunatat Shajen… Beqir mirë, se ma vrave Hasanin, por ma jep t’a varros… Dashke dhe t’a varrosesh, armikun e popullit, që përgjigjja e “vllait” komunist, Beqir Balluku… Nga gjoksi i motrës Shaje, duke dalë prej derë, doli mallkimi: T’a bëfshin e t’a kalofshi, çfarë po bën… Dhe fundi i kriminelit, “gjeneralit” me gjashtë klasë shkollë diher sesi u pushkatua, ashtu si u mallkua!
Kur ai u pushkatu, babi im tha: O Zot, gjaku u la e nuk më le me ndy duart me gjakun e Beqir kriminelit… Unë isha e vogël, por ndjenja një lehtësi në shpirt, kur shikoja tim atë të qante duke ju lut Zotit… Drama të përjetuara…
Por as në orën e para vdekjes ( sigurisht kishte vra kaq shumë intelektualë të arsimuar në Europë) nuk tregoi se ku ishin groposur, ata që pushkatoi në Hotel Bristol…
Vite më vonë kur babi im dëgjonte ne parlament emrin Be(qir)linda Balluku, fikte televizorin dhe thote… Kjo është Rilindja e vllavrasesve, kriminelëve, që nuk i vret ndërgjegjja për çfarë kanë bërë…
Nga 09 vjeç deri 88 vjeç kërkoi tim atë Agimi, eshtrat e të jatit… Halla ime Bukurij, kishte lindur në 1932. Nëna e kishte lënë nëntë muajsh tim atë dhe hallën dy vjeçe. Këta fëmijë mbeten pa nënë e pa babë… I adoptoi daja i vet, Myrteza Alimehmeti…
Me zonjën Sofije gjyshi kishte tre fëmijë… më i vogli ishte bebe… Pra pesë fëmijë të lënë rrugëve dhe Beqiri majmej nga krimet, kurthet që bënte… Nuk kursente as farefisin…
P.S. Doli se Beqiri i kishte thënë, se e kërkonin tek vjehrri dhe ky ishte kurthi… atje e kapen zvarrë dhe bastuni i tregoi “motres” kurthin, tradhtinë e “vllait” Beqir Balluku… Kurthaxhi i regjur, vllavrasës i dal boje në fis…