Prej 4 ditësh rinia studentore në Shqipëri po proteston fuqishëm pas 135 ditë proteste paqësore të rinisë dhe të elitës qytetare patriotike shqiptare. Por tashmë këto protesta u shndërruan në mosbindje civile, pasi u provokuan nga policia, të cilën protestuesit e quajnë policia e krimit.
Këto protesta janë shndërruar në mosbindje civile nxitur edhe prej arrogancës,talljes e deri shpifjeve e fyrjeve nga kryeministri e qeveria dhe deri edhe me përbuzje e fyerje edhe nga disa emisione humori te televizioneve mercenare të politikës e korrupsionit me protestat dhe protestuesit patriotë,fisnikë e demokratë që kërkojnë liri, jo eksod, punësim, jetë më të mirë e më të siugurtë;që kërkonjë dije dhe jo pazar me diturinë dhe me diplomat; rinia dhe studentët që po protestojnë kundër korrupsionit, hajdutërisë,injorancës dhe tradhëtisë. Tani pas 8 vitesh Rinia patriotike studentore është rikthyer përsëri në protesta për të realizuar ato se cfarë ajo nisi para 8 vitesh. Por më vjen shumë mirë që unë si mbështetës i atyre protestive të atëhershme dhe ketyre të sotme , më vjen mirë që sot rinia po proteston ashtu sikurse që unë i pata prositur ata që para 8 vitesh me dt .21 12 2018 me një shkrim me titull:|
“NJË “KËSHILLË” PËR “LËVIZJEN PËR UNIVERSITETIN”
Unë po shkruaj për të tretën herë radhazi deri më sot për Lëvizjen tuaj, “Për Lëvizjen Për Universitetin”. Në shkrimin e parë iu drejtova shqiptarëve për ta mbështetur protestën tuaj si protestë kombëtare; në të dytën për t’u mbështetur juve si levizje antipolitikë kundër elitës politike të tranzicionit.
Por, edhe me këtë të sotmen po Ju drejtohem Lëvizjes suaj , që tani duhet të dilni e të vazhdoni të protestoni jo vetëm për kërkesat tuaja më se të drejta, por duhet që t’i shtoni ato dhe të mbroni edhe kërkesat e drejta të qytetarëve të Shqipërisë, të prindërve tuaj dhe të familjeve shqiptare të cilëve iu vu taksa e Rrugës së Kombit, edhe të mbroni kërkesat e minatorëve, të naftëtarëve, të rrogave e pensioneve të ulta dhe të çmimeve të larta të ushqimeve, të ujit e të karburanteve; ne mbrojtje edhe të atyre që po u shëmben shtëpitë , si dhe më kryesore Ju edhe të protestonit më herët për VETTING-un dhe tani duhet ta përkrahni dhe nxisni zbatimin e tij.
Ju duhet t’i bëni kauza tuaja edhe të gjitha problematikat e shumta që ka shoqëria shqiptare, pjesa më vitale e së cilës jeni Ju.
Ju duhet t’i akumuloni pakenaqesite publike e të protestoni edhe kundër skamjes dhe varfërisë në mbrojtje e përkrahje edhe të atyre të cilët e kanë problem mbijetesën; edhe kundër pasigurisë së asaj se Ju edhe kur të diplomoheni nuk keni të ardhme në Shqipëri por duhet të largoheni nga atdheu ashtu sikurse po bëjnë të diplomuarit para jush.
Të protestoni edhe kundër asaj se përse në Shqipëri prej 28 vitesh nuk ndërtohet shteti ligjor dhe as nuk është antarësuar në BE; dhe pse rinia shqiptare është e para në botë e cila kërkon të largohet nga atdheu, pra të protestoni kundër papërgjegjshmërisë së politikës prej së cilës mbi 60% e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga Shqipëria.
Pra, përderisa Ju i kërkoni mbështetjë popullit dhe qytetarëve që të mblidhen bashkë me Ju në mbështetje të kërkesave tuaja atëhere Ju merrni mbi supe misionin tuaj gjithpërfshirës atë jo vetëm “Për Universitetin” por “Për Universalitetin”, pra për interesat gjithpërfshirëse të shoqërisë shqiptare.
Ju deri tani deklaroheni se kërkesat tuaja nuk janë politike, por si mund të mos jenë politike kur Ju kundërshtoni dhe ia kërkoni zgjidhjen dhe pranimin e tyre politikës qeverisëse.
.Ju nuk i besoni asnje partie politike , ashtu sikurse nuk besojnë më te ato as shumica shqiptarëve, dhe me të drejtë edhe nuk i pranoni ato në Lëvizjen Tuaj, pra Ju me të drejtë kështu po refuzoni gjithë këtë elitë politike të këtyre viteve të tranzicionit , atëhere unë po Ju drejtohem që: Lëvizja Juaj ,prej saj të dalë një Lëvizje e re politike që të marrë përsipër sfidimin dhe ndëshkimin e kësaj elite politike jo vetëm antiintelektuale e kunderuniversitare, por kjo elitë politike është edhe antipublike pasi prej saj shqiptarëve u kanë ardhur vetëm padrejtësi , vuajtje, mjerim , papunësi dhe eksod, mashtrime e genjeshtra.
Populli pu Ju ndjek me respekt dhe me admirim duke shpresuar që Ju të merrni mbi supe kauzën kombëtare: ndëshkimin e këtij establishmenti politik, dëbimin nga pushteti të kësaj elite politike, gjë të cilën votuesi shqiptar me siguri do t’ua besonte Juve me votë të lirë nëse Ju e merrni përsiper politikisht si Lëvizje apo si parti politike, pra nëse Ju angazhoheni si Lëvizje apo forcë politike.
SHËNIM:Prej 138 ditësh, rinia dhe studentët po protetojnë fuqishëm , në këto protesta të cilat unë që ditët e para të tyre i kam quajtur si “Lëvizja për Triumfin e Kombit:, i kam quajtur si protestat dhe lëvizjen më madhështore në historinë e shtetit shqiptar, si protesa dhe lëvizje që po e lëvizin historinë dhe që po bëjnë e shkruajnë Epokë.
Dhe nga ana tjetër këto ngjarje madhore kombëtare të dertanishme kanë shënuar edhe paturpësinë më të madhe të televizioneve, gazetave ,portaleve dhe të intelektualëve e akademikëve të cilët mbajtën qëndrim indiferent, qe heshtën dhe nuk e mbështetën rininë tonë heroike: ajkën, shpresën dhe të ardhmen e Kombit shqiptar.
HISTORIA PO SHËNON MIRËNJOHJE DHE RESPEKT PËR ATO MEDIA SHUMË ,SHUMË TË RRALLA QË ISHIN DHE JANË AKOMA DENJËSISHT, PATRIOTIKISHT, DHE NË PËRPUTHJE ME DETYRËN DHE MISIONIN FISNIK TË MEDIAS SË LIRË, TË PAANSHME DHE NË SHËRBIM TË SË VËRTETËS DHE KOMBIT.