Pas rreth dy orësh rrethim të Kryeministrisë nga protestuesit, kryeministri Edi Rama ka dalë nga godina nën masa të forta sigurie.
Siç shihet edhe nga pamjet, kryeministri ka dalë nga zyra e tij i shoqëruar nga eskorta e tij, fill pasi protestuesit kanë liruar hyrjen kryesore dhe nisën marshimin nëpër Tiranë.
Kujtojmë se protesta e mbrëmshme, e cila u zhvillua ndryshe nga netët e mëparshme, u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit, si dhe me shoqërimin e disa protestuesve në komisariatet e Tiranës. gsh