Statistika shtetërore e krimeve komuniste 45 vjecare në Shqipëri:
Të ekzekutuar për motive politike: 5,037 burra dhe 450 gra
Të dënuar me burgosje politike: 28,788 burra dhe 7,367 gra
Të internuar per motive politike: 50, 217 burra dhe 10,792 gra
U dëbuan nga qytetet kryesore dhe nga zonat kufitare 11,536 familje. U pushkatuan apo vdiqën në burgjet shqiptare 64 shtetas të huaj.
U burgosën 1,215 burra dhe 38 gra me kombësi jo shqiptare, 95 shqiptarë kosovarë që ndodheshin në Shqipëri u pushkatuan.
U ekzekutuan dhe u burgosën 120 klerikë katolikë, 83 klerikë bektashianë, 60 klerikë myslimanë, 39 klerikë ortodoksë. U shkatëruan dhe u mbyllën 2169 institucione fetare, mes tyre 740 xhami, 608 kisha e manastire ortodokse, 157 kisha e manastire katolike, 530 teqe e tyrbe.
Janë 6000 të pushkatuar me gjygj dhe pa gjygj, që nuk u janë gjetur eshtrat.
Në vend u ngrit një sistem burgjesh e kampesh shfarosëse: Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë, Korçë, Berat, Elbasan, Durrës, Tiranë, Burrel, Shkodër, Peshkopi, Tepelenë, Bulqizë, Spaçi, Qaf-Bari.