Premisë: protestat duhet të vazhdojnë.
Sepse janë kundër regjimit të Ramës, akoma më tej edhe anti-sistem. Sistemin e ndërtoi dhe perfeksionoi pikërisht ai që thoshte se duhet të ndryshojmë sistemin jo njerëzit.
Mund të përsërisin pa frikë, brezi millenial dhe GenZ, të indoktrinuar nga hegjemonia kulturore ramiste (se e majtë nuk mun ta quaj) që e njohin sadopak historinë, që në Shqipëri nuk ka të djathtë ekstreme. Nuk patur asnjëherë.
Në / Shqipëri / nuk / ka/ të / djathtë ekstreme. /
Përsëriteni se ju kthjellon.
Të jesh antikomunist në Shqipëri është ceshtje mbijetese, e dëshmoi në mikrofon Levdie Nela, bashkëshortja e poetit Havzi Nela të dënuar me varje në litar nga K. Rama, babai i KM.
Për neokomunistët, të majtët antisistem, komunitetin lgbtq+ dhe cfarëdo individi me dy mend në kokë: Flotilla është fenomen totalisht i jashtëm me kontekstin shqiptar, dhe vetëm na dëmton imazhin e protestës te diaspora që është thuajse komplet e shkëputur me zinxhirin e qendrave sociale dhe ONG-të europiane. Pra Flotilla i bën punë vetëm Ramës dhe të djathtës ekstreme europiane për demagogji (ashtu si kefia që mbështjell flamingon).
Shqipëria ka përvojë katërcipërisht të ndryshme me komunizmin dhe antitotalitarizmin në krahasim me Europën. Italia dhe Europa kanë trashëgiminë e antifashizmit (ndryshe nga pothuajse lufta civile e jonë e viteve ’43-’45) që vazhdon me lëvizjet punëtore të pasluftës, lëvizjet e ’68 dhe më vonë protestat studenteske dhe feministe të viteve ’70.
Të jesh i majtë në Shqipëri nuk ka asnjë lloj kuptimi dhe lidhje me të majtën europiane sepse as Partia e Punës (si e majtë ekstreme dhe staliniste në thelb) dhe as PS si vazhdim i të parës pas ’92shit, nuk kanë treguar asnjë vlerë që mbart kuptimi i të qenurit i majtë në EU. Si e kupton një i huaj, apo ambasadat ndaj të cilave pretendojnë disa që bëjnë thirrje për moderim? Është punë e tyre. Ata mund të mos kuptojnë me siguri as që në Shqipëri ka 5 ndarje besimesh të ndryshme, dhe bashkëjetojnë në paqe. E majta shqiptare kanë qenë gjithmonë antishqiptare. Të dyja (PPSH dhe PS) kanë dëshmuar të jenë parti kriminale për mënyrën se si kanë vepruar me popullin.
Të jesh antisorrosian nuk do të thotë të jesh kundër gjithë ojf-ve dhe as të jesh ekstremist i djathtë.
Prandaj, pa cinizëm, në shesh mund të bashkëjetojnë njerëz me ideale të të gjithë spektrit, përvec individëve me tendenca diskriminuese dhe të dhunshëm ndaj bashkëprotestuesve. Si? Duke u përqëndruar te dorëheqja e Ramës.
Përqëndrohuni te slloganet e skandaleve dhe aferave korruptive, është e thjeshtë.
Kushdo që del në shesh për protagonizëm dhe kapital elektoral, nuk vlen as dy lekë. Jeni më keq se fondamentalistët fetar, të cdo lloj besimi.
Post scriptum: poshtë komunistët!