Shtatorin e kaluar, kryeministri Rama i dha pjesë nga koha e vet aplikacionit Diella që të prezantohej në mesin e një parlamenti që sapo filloi Legjislacionin e 11. Siç mbahet mend ajo nuk u prit mirë nga opozita dhe seanca degradoi në “përleshje” e cila e kishte zanafillën që prej AKSHI-t dhe miratimit ose dekretit presidencial disa muaj më parë. E cilësuar si instrumenti antikorrupsion brenda shtetit për prokurimet Diella bëri thuajse një vit ‘jetë nate’ deri sa dje dhe sot po agon ngadalë për t’u sqaruar po nga AKSHI se:-“Faqja është ajo që shihet, sistemi që kryen punën ndodhet pas saj”. Një sqarim ‘as as’ ose një orientim që nuk të shpie asgjëkund në harkun e një viti.
Ajo që njerëzit kanë informacion është se AKSHI ka një tjetër drejtues prej disa muajsh dhe se programues dhe zbatues të saj ndodhen në masa sigurie me akuzën nga SPAK për korrupsion dhe grup i strukturuar kriminal, pastrim parash dhe konkurrencë e paligjshme që lidhur me abuzimet në tenderat publikë dhe kap një vlerë prej 40 milion €.
Në se këto të dhëna që mbahen mend njihen dhe shumë detaje urojmë që të mos pluhurosem dhe të flenë në dosjet hetimore Emrat e lidhur me Mirlinda Karçanaj të cilës Gjykata e Lartë i ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim me paraqitje” ky lajm sqarues nga AKSHI duket pak i papritur. Mediat janë me pushime sikurse edhe detyrimi periodik për paraqitje i drejtoreshës nuk është mbuluar mediatikisht nga gazetarët e radio televizioneve, apo faqeve online. Herë pas here përmenden emra për persona të shpallur në kërkim si biznesmenët Ergys Agasi e Ermal Beqiri, ky i fundit i ndaluar së fundmi në Francë para disa javësh.
Nga akuza dhe hetimet shkalla e përfitimeve dhe e korrupsionit ka edhe një detaj interesant që cilësohet si ‘konkurrencë e paligjshme përmes dhunës’. Një shantazh i dukshëm mbi personat rreth tenderave prokurimet e të cilave i mbulonte Diella ( një aplikacion në vartësi të kryeministrit, por e pandjeshme nga trauma fizike dhe psikologjike humane).
A e bën kjo aplikacionin Diella pjesë të një beteje të “Cyber Sicurity” në qoftë se disa kode dhe fjalë kalime do ta zbërthenin e shkyçnin sigurinë e saj?
Në se Diella ka shumë shtresa sigurie, një prej tyre mund të jetë edhe retina e syrit të përdoruesit.
Në trajtën e një subjekti filmash investigativ “fiction”, dikush do të dyshonte se përse kryeministri Rama po i zgjat pushimet kaq shumë?
A ka hequr dorë ai nga bisedat “Sy m’sy” dhe “Flasim”?
Apo mjaftojnë syzat e shtrenjta dha largësia nga paparacët për ta mbajtur larg retinën e syrit si pjesë e shkallës së sigurisë për të cilën ndoshta SPAK-u një ditë do ta thërrasë?
Këto pyetje që ngjajnë pak sa me novelat e verdha të verës janë dyshime dhe jo hamendje me idenë për të zgjuar prokurorët nga vapa që dosjet të mos pluhurosen.
Shtysë u bë vetë ATSH me sqarimin e AKSHI-t.
Madje kaq papritur ky mund të jetë një shqetësim pasi kujt do t’i duhej sot sqarimi se:-“Diella është në shërbim brenda portalit e-Albania që prej janarit 2025 dhe deri tani ka përpunuar mbi 120 mijë dokumente zyrtare të vulosura elektronikisht, shifër që vijon të rritet.”
Ose kujt do t’i duhej tani dhe jo verës së kaluar kur Diella u propozua si Ministre Digjitale dhe u dekretua si aplikacion nën vartësi të kryeministrit. Informacioni enciklopedik dhe tekniko shkencor për konsum vere se:-“sistemi është zhvilluar në bashkëpunim me ‘Microsoft’, duke përdorur modele të ‘OpenAI’ në ‘Azure’, ndërsa operon me mekanizma të dedikuar logimi dhe monitorimi. Një imazh, një avatar apo një faqe statike nuk mund të përpunojë dhe të vulosë dokumente zyrtare”, padashje i kanë disa të vërteta brenda.
Të paktën tregon se dikush i merr vendimet, firmos dhe vulos.
Pjesa tjetër e sqarimit nga AKSHI se:-“Informimi i saktë i publikut është një përgjegjësi që na përket të gjithëve”, duket sa i vonuar aq edhe naiv sikur po e fton median dhe publikun për transparencë.
E gjitha kjo së-paku na vendos diçka në balancë. Transparencën pas një viti dhe tjetrën se ku janë 40 milion €.
Ose, çfarë do të kishte bërë sot shteti me 40 milionët në këtë kohë emergjencash nga zjarret?
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
18 Gusht, 2026