Për sa kohë kryeministri Rama e ndan si sukses renditjen e vendit të parë në Indeksin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, pra të parët në botë dhe ai nuk mungon të shpalosë qëllimin propagandistik. Me po të njëjtën kuotë pikësh është e dhe Çekia me 98.33. Një renditje ku në 10-shen e parë gjatë muajit Shkurti 2026 Shqipëria nuk ishte. (Çeki, Kanada, Estoni, Finlandë, Moldavi, Belgjikë, Hungari, Rumani, Sllovaki, Poloni ndaheshin me kufi pikësh nga +98 deri në +95). Kapërcimi brenda 6 muajve befasues, por jo i publikuar në lidhje me edukimin e publikut se për çfarë ky shërbim vlen.
Rëndësia për ta drejtuar si sukses është e madhe sepse në 72-73 ditët e protestës qytetare Rama ka ngritur tezën e luftës hibride. I ka mëshuar fort asaj dhe “armiqve”. Ai e shpreh të tillë gëzimin prej freskisë së ujit të detit në Rivierë, ndërsa temperaturat e Tiranës në Shesh ndjehen mbi 40 gradë celsius duke shënuar Qershorin dhe Korrikun si muajt më të nxehtë në Evropë:-“Lajm i pabesueshëm po 100% i vërtetë…Pse ka rëndësi kjo hyrje sot? Sepse sot kemi marrë një lajm spektakolar që lidhet pikërisht me teknologjinë dhe që askush nuk do ta imagjinonte dot deri jo shumë vite më parë.”
Pra kaq i është dashur për ta bërë gëzueshme ditën kreut të Rilindjes.
Por kur përmendet teknologjia, nuk duhet harruar se agjencia monitoruese AMA-Autoriteti i Mediave Audiovizive, prej muajsh në renditjen e saj për çdo kanal kombëtar tregon se teknologjia është një subjekt “i vdekur’. Koha për shkencën dhe teknologjinë është zero minuta dhe përqindja e mbulimit ose Koha në përqindje përsëri zero. Ku zhvillohet i gjithë ky “boom- shkencor dhe teknologjik”, pasi në auditorët e shkollave as e shohim dhe as nuk pasqyrohet prej mediave. A janë këto “Start-up”-et (?!).
Partitë janë ato që ndajnë tortën.
Luftohet në mënyrë propagandistike dhe jo realiste se opozita zë më shumë peshë. Nga monitorimi del se çështjet sociale kanë rreth 1/5 e kohës pa zbuluar shqetësimin. Është uji, energji a, shërbimi spitalor,zjarret, infrastruktura që prishet dhe projekte që pezullohen, plehrat, ndotja e plazheve, ndërtimet, prishja dhe zaptimi i zonave të mbrojtura, korrupsioni etj. se për këto po protestohet prej 73 ditësh pandërprerë dhe se qytetaria kundër politikës janë një zë i veçantë.
Çdo monitorim do të kishte nxjerrë konkluzionet dhe sigurisht do t’i kishte prirë ndryshimeve.
Por jo.
AMA është e dhe me qeverinë ashtu sikurse edhe siguria kibernetike ku teknologjia është një PPP ose VKM e paracaktuar dhe e blerë për pushtetin.
Për deri sa transparenca nuk ndodh, atëherë le të vazhdojmë e të gëzohemi me çmimet e vërteta në renditjen globale.
Sa i mbrojtur dhe sa i informuar është qytetari do të ishte pyetja.
Përgjigja që marrim dhe do të vazhdojmë të marrim janë lajmet hibride propagandë të pushtetit.
Dhe ato dihet sikurse edhe siguria fillojnë.
Kryeministri e ka nisur ditën e pushimeve me gëzim dhe me një lajm të mirë.
Vetëm duke u këshilluar për shpejtësi me teknologjinë-IA në Qëllimet kryesore të NCSI* renditen:
1- Ndërtimit të Kapaciteteve: U jep qeverive një plan veprimi për të dalluar boshllëqet dhe për të planifikuar përmirësime në sigurinë kombëtare.
2-Vlerësim i Matshëm: Përdor tregues publikë për të vlerësuar legjislacionin, njësitë dhe formatet e bashkëpunimit të qeverisë qendrore.
3-Bazë të dhënash transparente: Vepron si një ‘depozitë’ me akses të hapur e lidhur me dokumentet zyrtare të strategjisë dhe provat ligjore.
4-Krahasimi Strategjik: U lejon politikëbërësve dhe studiuesve të krahasojnë nivelet e gatishmërisë në të gjitha ekonomitë globale.
Le t’i zbresim çdo përqindje pasaktësie atyre, por në tërësi fjala përbashkuese është TRANSPARENCA (!).
Kjo i mungon qeverisë së sotme dhe fortësia ose vendi i parë mund të shkojë papritur krejt në të kundërt si shoqëri e survejuar dhe e çensuruar.
Deri në marrjen e një përgjigje nga studiot e analistëve në ‘prime-time’ që nuk do të mungojnë sonte në mbrëmje për ta dhënë suksesin, po ju japim përgjigjet e Fjalë-Kryqit* të javës së shkuar.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
_________
*Marrë nga google AI
*https://www.voal.ch/ugshpd-rama-mes-udhekryqit-dhe-fjalekryqit-pushime-dhe-protesta-te-mbara/aktuale/fokus/
11 Gusht, 2026