Dirigjenti i shquar Mastro Bujar Llapaj ka reaguar në rrjetin social:
Lutje drejtuar organizatorëve të Flamingo Revolution:
Ju lutem hiqni mikrofonin Mithat Havarit dhe sojit të tij!
Pse:
Në tetor 1999 artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit ishin ngritur në protestë kundër Edi Ramës dhe projektligjit të tij famëkeq “Për Teatrin” dhe protestën e parë publike “Koncert Protestë” vendosën ta bëjnë në shkallët para TOB në sheshin Skënderbej në 15 tetor 1999 ora 18 .
Në kohën që do të fillonte koncerti u rrethuam nga policia e lajmëruar nga ish-drejtoresha Zana Çela.
Ne filluam me Hymnin Kombëtar drejtuar nga prof. Rifat Teqja (RIP) dhe të policët ndaluan në respekt të Hymnit, biles njërit prej tyre, Bedriut (RIP), po i rridhnin lotët çurg kur po këndohej Hymni.
Në radion e policisë dëgjohej një zë i çjerrë që jepte urdhër : «Çfarë bëni, pse nuk po i hiqni nga sheshi? Shef po këndojnë Hymnin, i përgjigjet Lad Nano. ” Merrini zvarrë ata horra! urdhëronte Mithat Havari, ish-drejtori i policisë të Tiranës që tani jep “leksione” demokracie në protestën tuaj.
Mos u mashtroni nga këta morra-horra, mbajini larg se do t’ju helmojnë çdo gjë të bukur dhe të pastër!