KASTRIOT KOTONI
PJESA E PARË
Në librin e studiuesit DR.Vasfi Baruti “Ramize Gjebrea NEGA TOTUM asgjë e vërtetë”, është trajtuar nëpërmjet dokumentave arkivore të dorës së parë figura e dëshmores Ramize Gjebrea. Autori pasi ka krahasuar edhe libra të autorëve Sofokli Lazri, Pavllo Gjidede dhe Nexhmije Hoxha bën interpretime nëpërmjet shumë fakteve të reja dhe siç e ka theksuar vetë këtë libër të zhanrit sociohistorik. Dr Vasfi Baruti në faqet 46-të në libër shkruan: E vërteta Gjebra e prangosur për gjashtë dekada në dosje të Arkivit të Partisë e të AQSH-së, por që në fillillm vjeshtën e 2005-ës, bie kjo kala e pathyeshme, griset perdia e mistershme që mbante Gjebrenë në errësirë. Bashkëkohësit e Gjebresë me krenari mbajtën të pashuar ngrohtësinë e ëmbël të ndjenjës së dikurshme të shkollës e të luftës, miqësinë e ruajtën të pastër, kujtimet i ruajtën të shtrenjta në pastërtinë e shpirtit. Vjen një ditë e kujtimet zgjohen për t’u rrëfyer. Gjebrea me cilësi të vyera, gatuar me vyrtyte të shënjta. Rrëfyen për Gjebrenë me aksh pasion e me dhimbje loti bashkë. Bukuria shpirtërore e trupore, kultura e gjërë, të risillte nga kush e njohu e jetoi me Gjebrenë e vjen grimëherë unikale: shëmben ledhet që politika ndau bashkëkohës në të majtë e në të djathtë e s’ka më tjetër rast të bëhen njësh të gjithë e i bën madhështia e saj dhembja për të, vetëm se harmoninë e prish paksa Nehmije Hoxha me ftohtësi të sertë si presë çeliku e ndjej të thotë me vetveten: shkrova të shpëtoj shpirtin, shkruan në reshtat e parë të librit Vasfi Baruti.
Rinia shkollore e Tiranës, forca më e madhe në qëndresën antifashiste, në krye të saj shquheshin vajzat të Institutit Femëror Nëna Mbretëreshë, djem të Liceut e të Shkollës Teknike. Në historinë komuniste shkruhet vetëm për Institutin Nëna Mbretëreshë, dhe flamurtarja e udhëheqjes së vajzave del Nexhmije Xhuglini. Kurrë s’u shkrua për shumë vajza të Nëna Mbretëreshë që bën emër si guximtare të krisura antifashiste, e Ramize Gjebrea ishte në krye të vajzave të Institutit Nëna Mbretëreshë, të djemve dhe vajzave të Liceut të Tiranës dhe shkollës Teknike. Vetë Nexhmije Hoxha e thekson këtë fakt, kur thotë se Ramize Gjebrea përpara pushtimit fashist bënte pjesë në “treshen kryesore” që organizonte punën e grupeve revolucionare në shkollë, shkruan Vasfi Baruti. Më tej autori vijon : Me treshe kryesore ka parasysh veten, Ramizen dhe Fiqerete Sanxhaktarin, e cila largohej nga shkolla nga fundi i verës së vitit 39-të e vite më pas dënohej (në mungesë) nga fashizmi; Naxhije Dume e mohon të kishte bashkëpunim me “treshen kryesore” dhe referimet e Nexhmijes për të kujtuar shoqet e shkollës janë fiasco një mashtrim i pastër, sepse ajo ka qënë larg aksioneve e veprimtarive antifashite që organizonin vajzat e Instittutit dhe në burime arkivore s’ka asnjë shenjë veprimtarie antifashiste të saj, siç ka në dokumente fashiste për vajzat të tjera të Institutit.
Ish bashkëkohëset me të, rrëfejnë se, rrinte në hije, e bëjnë habi tek propaganda udhëheqëse e vajzave antifashiste në Institutin Femëror. Fillesë e veprimtarisë antifashiste nuk është demostrata e 3 prillit, por mesnata e 31 marsit kur shpërtheu demonstrata e parë antifashiste që vazhdoi më 1- 2 prill dhe protogonistë kryesorë ishin vajzat e Institutit Femëror dhe të Liceut që dhanë kushtrimin “Atdheu në rrezik”, mes tyre Ramize Gjebrea në rolin e vajzës që vdiq mbi flamur nga plumbi fashist e kjo është arsyeja pse i bëhej hije faktit historik të demostratës së mesnatës së 31 marsit. Në memuaret e Koço Tashkos shkruhet thekson autori: “Më 1 prill (mbrëmja31 mars) bëhej një shfaqje teatrale nga vajzat e Institutit (Nëna Mbretëreshë), merrte pjesë dhe motra ime, si këngëtare. Shfaqja bëhej me rastin e javës së Gruas shqiptare e s’duhet identifikuar me shfaqjen e po kësaj drame më 31 mars nga Instituti Nëna Mbretëreshë.
Gjashtë vjet më pas në kujtim të 7 prillit të zi, në prill të 1948 botohen kujtime mbresëlënëse për shfaqjen e vajzave që dhanë kushtrimin “Atdheu në rrezik”, dhe s’gjendet e cituar në historografinë moniste, e as sot, madje shfaqja melodramës Besa, sot identifikohet me shfaqjen zyrtare të (31 marsit, të orës 9-30); janë shfaqje të së njëjtës ditë, në të njëjtën sallë kinemaje, në orë të ndryshme, në përfundime të kundërta: shfaqja zyrtare mori duartrokitje të shumë vajzave të Institutit, kurse ajo e vajzave me prani të shumë vajzave të Institutit Nëna Mbretëreshë, djemve të Liceut e qytetarë të thjeshtë përfundoi demostrativisht me daljen të pjesëmarrësve jashtë në rrugë, në demostratë antifashiste që vazhdoi deri afër mëngjesit të 1 prillit të vitit 1939-të. Një ngjarje historike e lënë në harresë për arsye politike. Më tej historiani Vasfi Baruti paraqet ditarin e një liceisti T.Jarani: “E shtunë” Në kinema Gloria jepej shfaqja teatrore me subjekt kombëtar prej vajzave të Institutit Një mori populli asitonte në shfaqje.
SHPËRTHIMI I DEMOSTRATËS
Në mbarim të dramës shpërtheu demostrata. Ishte ora 12 e mesit të natës. Me qindra vetë, pleq e të rinj merrnin pjesë. Këngët patriotike jehonin në qiellin e qetë të Tiranës. Në 4 të mëngjesit demostruesit shpërndahen. Vajza që “s’vdes” mbi flamur! Në memorie të pjesëmarrësve në shfaqje të melodramës Besa, në mesnatën e 31 ishte Ramize Gjebrea, e cila kishte ditë që përgatitej për rolin, ajo kishte prirje artistike, ndoshta për këtë ia kanë besuar rolin. “Në demonstratat, në përleshjet e popullit të Tiranës me karabinierët e policët fashistë, ishte gjithmonë në krye Ramize Gjebrea.
Për aktivitet antifashist i pritet bursa e përjashtohet nga shkolla, duke qënë nën syrin e policisë fashiste. Ramizeja ishte udhëheqëse e Institutit Femëror e më pas e Liceut të Tiranës. Çdo ditë në shkollë do të ndodhte “një skandal”, siç i quante drejtoria fashiste aksionte e vajzave. Një ditë vajzat e rreshtuara për të hyrë në klasë, në vend që të këndonin himnin e rinisë “La giovinezza” ia filluan këngës tonë patriotike “Për mëmëdhenë”. Herë tjetër ishte thyer portreti i Musolinit dhe mësuesja italiane jepte alarmin. Ramizeja ishte tepër aktive në mbledhjet e rinisë antifashiste dhe merrej shumë me redaksinë e gazetës “Kushtrimi”, nga ku shkrojti elegjitë për Ali Demin dhe Misto Mamen. Ajo kishte për zemër temën e Kosovës, Çamërisë njihte mirë historinë e tyre, më shumë të Kosovës. Ajo organizoi grisjen e flamurit fashist në Institutitn Femëror dhe në mëngjes profesorët dhe nxënëset e shkollës u shushatën, kur panë një flamur fashist të grisur. Për këtë arsye shkoi ca kohë tek e motra në Shkodër dhe i vëllai në Gjirokastër, sepse kishte rënë në erë puna e saj si antifashiste. Është ndër më aktivistet e vendit me veprimtarinë e gjerë antifashiste në Tiranë dhe e zgjeron aktivitetin edhe në rrethe të tjera si në Berat, e Shkodër. Është ndër të parat femra që merr pjesë në aksionet e grupeve guerrilase e veshur ndryshe ngaherë, e maskuar me gërsheta dhe syze dielli, shpesh i shmangej çdo kujt që të fotografohej në grup ose prezantohej vetëm me pseudonimin “Intersantja”, ajo fitoi zemrat e rinisë shqiptare.
Demostrata e 28 tetorit 1941. Për tre vjet nga dita e pushtimit fashist, Demonstrata e 28 tetorit ishte i pari demostrim politik antifashist dhe bëhej ditën e fitores së fashizmit “Marshimi mbi Romë”. Në historografinë moniste e botime të tjera, thekson autori Vasfi Baruti, meritë në organizimin dhe udhëheqjen së kësaj demostrate i është dhënë Enver Hoxhës: “Drejtimin e demostratës e mori Enver Hoxha. Demostrata u organizua e udhëhoq nga Enver Hoxha.” Demostrata zuri fill në Kinema Rex, ku autoritet fashiste kishin organizuar mbledhje zyrtare solemne. Mbledhjen e sabotuan nxënësit e shkollave dhe u shndërrua në demonstratë të fuqishme antifashiste masive. Meritat rreket t’i marrë Nexhmije Hoxha tek rrëfen në Jeta ime me Enverin: “U përlesha me fashistët, isha flamurtare e demostaratës” në një vijë zjarri me Enver Hoxhën: me fotomontazh fals në librin e saj. E vërteta shton më tej V.Baruti, është se N.Hoxha s’ishte në demostratë, sepse orët kur bëhej demostrata ishte pjesëmarrëse në ceremoninë fashiste “Marshimi mbi Romë”, e organizuar nga leva fashiste “Rinia e Liktorit Shqiptar fashist”.
E vërteta historike! Në të gjashtin vit nga demostrata e 28 tetorit 1941 vjen redaksionalja e gazetës Luftëtari për “sabotimin” e festës fashiste nga nxënësit e shkollave: “Demostrata filloi në mëngjesin e kësaj date, në kohën kur studentët e gjimnazit dërgohen në sinema Nacional të dëgjonin një konferencë fashiste. Me të arritur para dyerve të sinemasë, studentët nuk dëgjojnë të futen brenda. Ata dinë se aty nuk do të ketë gjë tjetër veçse fjalë helmuese.”
Nuk është e vërtetë dhe përkundrazi pati një grup vajzash dhe djemsh të Liceut të Tiranës e Shkollës Teknike që orvaten të futen në ceremoninë fashiste të sabotojnë në mbajtjen e saj, por nuk u lejuan nga fashistët. Kurse në vitet 1970-të e më pas në historinë politike është shkruar krejt ndryshe, se nxënësit e shkollave ishin ata që me parrullat e këngët patriotike në sallën e ceremonisë fashiste bënë të dështojnë festa fashiste. Gjebrea, mes protogonistëve. Për pjesëmarrje në ceremoninë fashiste e përvjetorit të “Marshimit mbi Romë” ftesa u dërgohejdhe drejtorive të shkollave të mesme të Tiranës me porosi që nxënësit të visheshin me divizë festive e uniform shkollore. “ Ramize Gjebrea udhëheqëse e rinisë antifashite të Liceut të Tiranës” bashkon vajza e djem të Liceut e Shkollës Teknike dhe i motivon të shkojnë e të bëjnë rrëmujë në ceremoninnë fashiste dhe ta mendoje ishte marrëzi…Në fakt nxënësit hynë në kinema pa uniformën festive siç porositej, dhe së andejmi policia sekrete u vu në alarm nga elementët turbullues që ishin të pranishëm në ceremoni, dhe i nxorrën jashtë duke kënduar këngë patriotike nëpër rrugët drejt Liceut të Tiranës ku u bashkuan shumë qytetar tiranas. Sipas Todi Lubonjë Ramizeja ishte ajo që bënte debat me krerët fashistë duke u kërkuar llogari pse nuk i linin të futeshin brenda në kinema. Fashistët u turrën si bisha të egra kundër vajzave demostruese ku bënte pjesë edhe Ramizeja. Demostrata ra si bombë tek krerët fashistë dhe shpejt u identifikuan 112 demonstruesit më aktivë. U përjashtuan nga shkolla shumë student dhe kuestura kërkon informacion të veçantë për Ramize Gjebrenë e bija e Rustemit dhe Sofijes, lindur në Gjirokastër më 1923, banuese në Tiranë. Korrespondenca e Kuesturës së Tiranës përsëritej për kuesturat e Beratit dhe Gjirokjastrës, më 12 shkurt të vitit 1942, dhe për kuesturat Shkodër e Korçë.
Në ditën e flamurit në nëntor 1941 Ramizeja ishte në udhëheqje të Qarkorit të Rinisë Antifashiste të Tiranës me përgjegjësi sekretare politike e qarkorit. “Pas Mbledhjes themeluese të Rinisë Komuniste u organizuan mbledhja për zgjedhjen e Komitetit të Rinisë të Qarkut Tiranë, sekretare politike u zgjodha unë… sekretar organizativ Misto Mame dhe Ramizeja u zgjodh për punë me të rejat, shkruan N. H. E vërteta është ndryshe, shkruan V.Baruti: Xhuglini emërohej sekretare politike dy vjet më pas me ndikim të drejtpërdrejt të Enver Hoxhës tek Nako Spiru (nëntor të 1943), detyrë që e mbajti deri në mars të 1944. Frytet e para të krijimit të qarkorit të rinisë u panë në kremtimin e Ditës së Flamurit… Autoritet fashiste synuan të organizojnë ceremoni zyrtare të marrin në dorë organizmimin e festimit të 28 Nëntorit. Më 24 nëntor të 1941.
/Gazeta Panorama