TIRANË– Efektivët e policisë janë treguar “të pamëshirshëm” edhe ndaj fëmijëve, duke hedhur ujë me piper me presion. Në disa moment ka përplasje fizike, hedhje uji dhe spraj vetëm se disa protestues tentuan të kalojnë gardhin metalik.
Ndërkohë ujë me presion është hedhur dhe ndaj mediave, të cilët po raportonin kaosin para Parlamentit. Më pas, protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur vezë në drejtim të forcave të rendit, ndërsa tensionet vijojnë përpara godinës së Parlamentit./Dosja.al