Deklarata e Snezhana Paunoviq, Ministre në Qeverin e Serbisë, nuk është një nga dekalaratat e para të zyrtarëve më të lartë të Serbisë, që bën një ofendim të rëndë duke përdorur një Gjuhë me plotë urrejtje, racizëm dhe ksenofobi.
Në Serbi, gjithnjë e më shumë po hasen, jan shkruar pankarta me mbishkrimet publike, ku shprehet Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet e hapura publike ndaj neve shqiptarëve, edhe deklarata më të rënda ofenduese është publikuar së fundi edhe nga Ana Brnabiq, ish-kryeministre e Serbisë, e citojm :
’’Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim’’, aktualisht Kryetare e Parlamentit të Serbisë. Kurse mbishkrimet, pankaratat ’’Vdekje e shqiptarëve”, hasen të shkruara gjithëandej nëpër qytete të Serbisë.
Unë i konsideroj një Gjuhë dhe nxitje e urrejtjes-kërcnim, jo vetëm kundër shtetit të Republikës së Kosovës, por jan duke kërcnuar kundër gjithë shqiptarëve.
Nga Bashkësia Ndërkombëtare, pres me të drejt se BE-ja, do të duhej, të denon përmes një Rezolute detyruese lidhur me deklaratën e Snezhana Paunoviq, Ministre në Qeverin e Serbisë, BE-ja, do të duhej të kërkon zyrtarisht nga Serbia, që Parlamenti dhe Qeveria të distancohen nga kjo deklaratë.
Nëse, Parlamenti dhe Qeveria e Serbisë nuk distancohen nga kjo deklaratë, Serbia do të duhej të sanksionohet në baza financiare dhe sanksionohet në aspektin diplomatik.
Është momenti i fundit që BE-ja për deklaratën e Snezhana Paunoviq, të detyroj duke kërkuar të ndiqet penalisht Snezhana Paunoviq, Ministre në Qeverin e Serbisë,si:
Për thirrje publike në pastrim etnik, për luftë nxitje, urrejtje, racizëm dhe ksenofobi. Po ashtu Bashkësia Ndërkombëtare, do të duhej shpallte non grata në gjithë shtetet anëtare veqë e veqë të BE-së dhe nga vetë instancat e BE-së dhe SHBA-ja.
***
Sipas të drejtës ndërkombëtare, bazuar në gjitha aktet, konventat dhe traktate, si instrumente ndalojn çdo propagandë për luftë, ndalon çdo thirrje për urrejtje kombëtare, racore ose fetare që përbën nxitje për diskriminim, armiqësi ose dhunë. Serbia kështu vazhdon të promovon përhapjen e ideve të bazuara në superioritetin racor, nxitjen e urrejtjes racore dhe nxitjen e dhunës kundër grupeve racore ose etnike.
BE-ja dhe SHBA-të do të duhej të ndalin çdo kapitull për hyrje të Serbisë në BE. Bashkësia Ndërkombëtare, si ka mundësi nga Republika e Kosovës të kërkoj të rifilloj të ulët në një tavolinë, pa u denuar deklarata nxitëse nga Snezhana Paunoviq, Ministre në Qeverin e Serbisë.
Deklarata e Snezhana Paunoviq, Ministre e Serbisë, më së rëndi përjetohet tek shqiptarët etnik e autokton në Krahinën e Luginës së Preshevës.
Deklarata e Snezhana Paunoviq, Ministre e Serbisë, deklarata e më hershme nga Ana Brnabiq, aktualisht Kryetare e Parlamentit të Serbisë, si dhe mbishkrimet, pankaratat ’’Vdekje shqiptarëve”, shqiptarët etnik e autokton në Krahinën e Luginës, që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, mendoj përjetohet shumë rëndë.
Se nëse pastrimi etnik ’’po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998-1999, do ta pastronte etnikisht Kosovën’’, e lexojm pasi Serbia nuk arriti të realizoj në vitin 1998-1999, ky është një mesazh se Serbia do të realizoj pikërisht në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, sikurse që e realizoi në Sanxhakun e Nishit, para më shumë se një shekull, me dëbim, pastrim etnik e gjenocid.
Kjo është droja e madhe që dominon pasi vazhdohet se statusi politik i Krahinës shqiptare, të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, nuk është zgjidhur ende, përkundër vullnetit plebishitar të kësaj Krahine, Referendumin e datës 1 e 2 Mars 1992,dhe kryengritjes së armatosur UÇPMB-ës, që mbrojti pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine, por edhe arritjes së Marrëveshjes së Konçulit.
Kjo deklaratë e Snezhana Paunoviq, Ministre e Serbisë,në mesin e qytetarëve të kësaj krahine, instalon një pasiguri të plotë, kështu mbjellë frikë,e një psikozë të bazuar.
Deklarata e rritë pasigurin në mesin e qytetarëve të kësaj krahine, e shton panikun dhe dron, kjo prodhon efekte tepër negative posaqërisht tek shqiptarët, në Serbi jetojn në kushte diskriminimit klasik, është demotivim për rini dhe kuadrot e shkolluara, duke ju ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, migrim e asimilim.
Me një fjalë shqiptarët Etnik e Autokton në Krahinën e Luginës së Preshevës, jan ndier të lën pas dore dhe të diskriminuar, pas kësaj deklaratë edhe më të rënduar.
Pas kësaj deklarate nga një Ministre e Serbisë,do të duhej të alarmohen dhe të jetë një paralajmërim shumë serioz, është
më se e domosdoshme të shtohet prezenca dhe monitorimi, nga ndërkombëtarët,në Rajonin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Serbia po zbaton pa zhurmë dhe krejt në heshtje një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arrit të shpopullojë zytarisht Preshevën, Medvegjën, e Bujanocin, pasivizimi i adresave që njëmendë është pastrim i organizuar shtetëror Etnik.
Më 16 korrik 2026