Pushteti nuk po dëgjon sepse nuk kupton heshtjen e randë të krimit që u bahet shqiptarve! Shqiptaret e etur per liri po demonstroi sakrificen, dinjitetin, besën e tyre, për të ndryshuar vendin e tyre, por në këto dite të nxehta të motit , përveç diktaturës dhe pushteti të Edi Rames që hargjon miljonat e taksë paguesve shqiptare për të nderuar një këngëtar antisemit që në shum vende demokratike nuk pranohet për urretjen që tregon ndaj jetëve të humbura njerzore, është i vetmi Kryeministër Edi Rama që e promovon me fondin e emergjencës për të ju kundërvenë uraganit të lirise që i kërkojnë dorheqjen e panegocjushëm si Kryeministri ma i korruptuar në Europe dhe për kthimin e sistemit stalinist në qeverisjen e vendit! Propogandës diktatoriale i jane bashkengjitur dhe deputetet e PD sëbashku me Edmond Spahon! Këta deputet nuk jane dakorte me urdhërin e Kryetarit të PD Dr. Berishes që të bojkotojnë parlamentin e krimit, dhe ti mbeshteten protestes kombëtare me përmasa botërore. Këta deputet paskan ba një dekleratë që nuk duhet të ndalohemi të debatojme në parlament, të mjerët deputet kane 15 vite që PS i tall, ju ndalon fjalen, nuk i lejon as të bëjnë pyetje,as të flasin për protesten e Shqipërisë së re, idhnaket deputet të PD, populli nuk i ka votuar, janë deputet partie, janë të kënaqur me diktaturen e Edi Rames, debatin e duan këta mjeran ta bëjnë për të mbrojtur rrogat e majme, jo për lirinë e Shqiptarve, po sot në mbrotje të tyre doli për së dyti radhazi ish kuadri i shquar i Partise Punes së Shqiperise Edmond Spaho që i bante thirrje Ramës mos jep dorheqje! Spaho thirrja jote është në humerën e komunizmit. Rama do të japi dorheqje dhe ti do mbahesh mend si Bardhyl Haskoja i Partise Punes së Shqipërisë në parlamentin e vitit 1991.Gjenerata Z populli i Tiranës nuk po zmbrazen nga zërat e kukuvajkave të PD e të mbeturinave të komunizmit! Televizjonet kombetare i fillojne lajmet me atletet e Kryeministrit dhe i mbyllin me mbledhje të Kryetareve të Bashkive që nuk numrojnë financa marramendse të pasuruar me pushtet e korrupsion! Shqiptarët që kaluam kalvarin e përçmimit të diktaturës, shohin me keqardhje se si TV kombetare janë kthyer në shërbim të diktaturës si TVSH e Fatmir Kumbaros në vitet 90-sot gazetaret e diktatures jan shkri njësh me rilindjen komuniste, dhe të shpërndarë nepër mediat kombetare e portale të financuar nga korrupsioni ekstrem financiar i inercatorve luftojne me çdo mjet të mos lindi Shqipëria e re, kështu veproi Erion Braçe ish Kryeredaktori i gazetes famkeqe komuniste 50 vjeçare “Zeri i Popullit” kundra gazetarit të Medjas së lirë , zëri i të së vërtetës, pasqyrimin madhështor të protestës për 45 ditë rrjesht në Bulevardin e Tiranës , duke cënuar gazetarin e kësaj medje se pse i kërkonte një interviste, harbuti ideologjik i mësuar me urretjen e “Zërit të Popullit” fyente pa pergjegjësi si Gazetarin Marsel Rupin, dhe emigrantin nga Anglia. Helmi i Hamdi Jupes Erion Brace, Frrok Cupi, Martin Leka e shum të tjere vetëm komunizmi mos të zhdukej nga Shqipëria dhe Rama të sundoi si Sulltan,propoganda e tyre, jo vetem si kan ndaluar shqiptarët që kërkojnë dorheqjen e diktatorit të fundit stalinist në Europe, por ka ndërgjegjësuar shqiptarët për të zhdukur nga politikbërja establishmentin politik komuniste që sundon Shqiperinë nga 35 vite!
Çfar ndodhi me kalemgjinjtë postkomuniste- Blendi Fevziu, Ben Blushi, Skender Mingjozi, Sokol Balla e disa të tjere këta ndoqën rrugën e pasurimit si puthadorë të pushtetit mbasi u bane protogoniste të vitit të zi të 97 dhe e dërguan Shqipërinë në luftë civile vetëm partia e Enver Hoxhes të vinte në pushtet ju versulen financave qeveritare duke u bërë propogandistet kryesor të mbajtës peng të demokracise. Dhe sot po të ketë drejtsi të re dhe të bahet vetingu të gjithë këta gazetarë të pushtetit dalin jashtsistemit se nuk mund të justifikojnë pasurit përrallore që i kan vëne nga përkrahja e financimi i qeverisë së Kryeministrit Edi Rama! Që kur filluan protestat për Shqiperinë e re dhe zhdukjen nga politika establishmentin komunist instaluar gjatë tre dekadave gazetaret e financuar nga qeveria komuniste aktuale çdo ore , çdo ditë, hedhin helmin kundra Shqipërisë së re! Sëbashku me këta mostra të patronazhistave të sunduesit i jane bashkuar dhe ca gazetarë të Kosovës si Berat Buzhala, një Albatros, Baton Haxhiu dhe në fund një i ashtuquajturi Profesor Blerim Latifi që shqiptaret që luftojne për liri, ky fare me nder Profesori i quante fashizëm. Urrejta e Profesorit nga Prishtina për bashkombasit e tije se duan liri, se duan nje Shqiperi demokratike ,ishte fashizëm, O Zot ruaje Profesorin nga lajthitja mendore. Profesor nqs të ka mbetur ndonjë fije dinjiteti si Shqiptar kërkoju falje Gjeneratës Z në Tiranë që po ndryshojnë Shqiperine pa ideollogjine kriminale të Komunizmit 80 vjeçarë. Po ku e din ti Prof. se çfar krimesh ka kryer partia e Edi Ramë për 80 vite në Shqipëri!
Uragani i lirisë shqiptare i udhëhequr nga gjenerata Z po i tregon botës se liria eshtë shenjteria e kombit shqiptar dhe për Kosovën Prof. Latifi .Këtij misioni i u bashkua Artistja me fame botërore Dua Lipa e cila me vizionin e saj kombëtar me largpamësinë e saj kulturale si mbrojtse e denje e lirisë Ajo e perkrahu misionin e Shqipërisë së re të bashkmoshatarët të vetë në Tiranë! Faliminderit Dua Lipe për kontributin që jep për lirine e shqiptarve që jane peng i komunizmit të Edi Ramës. Shqipërinë e re i jane bashkuar ajka e intelektualeve shqiptare akademike e Prof, që japin dijen nëpër Universitetet e botes demokratike!
Keta korifej te dijes, do te jene pjese e Shqiperise së re që po lind me diell lirie, Mëshiroji Profesorët e Tiranës e të Prishtinës që po perendojnë në errsirën komuniste me Shqipërine e vjetër!
Besim Ndregjoni