Një kapterr dërgohet në një kazermë për të zëvendësuar një koleg në pension. Me të mbërritur, ai bën një tur inspektimi për të kontrolluar gjendjen e kazermës. Ai shënon riparimet që duhen bërë dhe, më e rëndësishmja, vëren se flamuri shqiptar që valëvitet përpara kazermës është i zbehur dhe i grisur.
Pastaj ai thërret një vartës dhe e urdhëron të shkojë të blejë një flamur të ri.
Vartësi shkon në një dyqan dhe i pyet shitësit:
“Mirëmëngjes, duhet të blej një flamur…”
“Shqiptar?”
“Sigurisht!”
“Si e preferoni?”
“Pse, si e keni?”
“Epo, të kuq dhe të zi…”
“Atëherë… më jepni atë të ziun!!!…”