Në ditën e 40 të protestës madheshtore për një “Shqipëri të re” heroit e fjalës së lire, këta shqiponja që nuk i mposhti Vapa ekstreme, as kompeticioni boteror i futbollit po ndeshen në të dyzetat e pushtetit famkeq, perbuzës te rilindjes komuniste me denigrime, fyrje e divizioneve urretjese te komanduar nga Kryeministri Edi Rama, ndaj kërkesave kombëtare të protestusve paqësorë kundra establishmenti politik staliniste instaluar në Shqiperi nga viti 1990 e ne vazhdim, para pak ditësh mori poezine Dritero Agollit “Një i çmendur një vend e çmend”. Dhe etikoi luftetaret e lirise si te çmendur-kur e kunderta pushtetin e ka nje i cmendur! Cdo ditë proteste Kryeministri i fyen : korba, sorra bulevardi, e gjithe propoganda e pushtetit të tije ështe denigrim, fyrje, mbasi nuk u ngop me “fuck you’.ne shtypin boteror, vazhdon me 800.000 adresa fallco qe meren me denigrimin e protestusve paqesore e liridashes qe me misionin e tyre e kan lartesuar Shqiperine ne arenen boterore, duke paraqitur një Shqiperi tjeter, nje Shqiperi me kulture, nje Shqiperi paqesore, nje Shqipëri qe din te mbroje lirine e saje, dhe jo ate Shqipëri të drogës, jo at Shqiperi te krimit të organizuar sunduese e institucjoneve demokratike! E gjithe propoganda staliniste e veshur me petkun demokratik këta shqiptare te mire e të zgjuar e shkermoqen per 40 dite para botës demokratike, dhe e nxoren lakuriqesine e propogandes së tij,Dhe protestusit paqesor, ne ditën e 40 fyrjeve denigrimit te enveristeve te rinj i pergjigjen me poezine brilante dhe aktuale te poetit martir Havzi Nela të shkruar ne vitin 1977 në burgun famkeq te Burrelit:
Ma mirë, nga kjo botë të ndahem
Ma mirë krimbat le t’më hanë
Ma mirë gurë e dhé të bahem
Kur i ligu nis më shanë!
Padrionaj i Shqipërisë nuk i ka lexuar poezite e ketij trimi hero se partia e tije e vari poetin në gusht te vitit 1988 kur Europa shembte Murin e Berlinit, por Ai mendje ndrituri poet e parashikonte shembjen e diktaturës dhe paralajmronte se vdekja me nder eshte me ndershme se me te sunduar nje zuzar!
Ma mirë lis, lëndin’ a fush’
Ma mirë bar, kullot bagëtie,
Ma mirë mos me t’njohë kurrkush
Kur zuzari t’rrin mbi krye!
Korbat e zinj, sorrat e komunizmit jane hedhur në sulm ndaj misionarve te Shqiperise se re, dhe ketij sulmi halabakesh, mbrojtsit e xhelateve te komunizmit misionarët i pergjigjen me poezine e poetit martir qe u var ne litar për nje Shqiperi te re, per këtë Shqipëri qe shqiptaret po luftojne kundra Shqiperise staliniste te Edi Rames.