Larg duart nga protesta Taulant Balla, lironi Altin Hilën, Ing Gent Prognin me shokë dhe jepni dorëheqjen!
Ta dëgjova live dje deklaratën me gazetarët dhe të them ki kujdes !
I quajte protestuesit si Altin Hila me shokë “mbeturina sociale” dhe njërin prej organizatorëve të protestës paqsore 33 ditore Ing.IT Gent Progni e quajte “kriminel”, kur para disa ditësh vetë kreu i SPAK, Klodian Braho ka deklaruar se “Në emrin e Gent Prognit nuk rezulton të jetë regjistruar ndonjë procedim penal”.
Kriminel je ti Taulant Balla që merr tagrin e prokurorit, pra shpërdor pushtetin politik sikur keni vepruar këta 13 vjet.
Ti po bën një shpifje live dhe po i poshtron qytetarët protestues ndërsa keni burgosur një aktivist me shokë i cili bashkë me grupin e organizator i kanë treguar botës mbarë se shqiptarët janë një komb i emancipuar europian.
Ti i ke parë si protestojnë jelekverdhët apo në vendet e Europës së Bashkuar, krejt ndryshe nga Revolucioni Flamingo pink ku protestojnë të gjitha gjeneratat deri tek gjeneratat alfa dhe beta të vogëlushëve dhe bebeve !
Protestat kërkojnë dorëheqjen e PM qeverisë së tij të inkriminuar nga aferat e një korrupsioni pa frè, që ka kalbur gjithë sistemin, arsimin, shēndetësinë, shërbimin publik, administratën, zyrtarët më të lartë të shtetit deri diplomacinë në Perëndim, ku diplomatët tuaj janë nën hetim për lidhje me trafikantët e drogës.
Taulant Balla, ki kujdes,
nuk jemi në 21 Janar 2011!
Ju jeni të dhunës! Por kohën tuaj të dhunës e vuri poshtë Revolucioni Flamingo!
Kush shkon në protestë me karroca me fëmijë e bën për paqen, lirinë, demokracinë, të ardhmen duke e përjashtuar dhunën!
Përballë keni një popull të lodhur nga budallenj injorantë që nuk kanë lexuar një libër, nga zhvatës dhe mizorë që u jepni pensionistëve nga 200 Euro pension për 40 vite punë, ndërsa ju me 200 Euro shpenzoni për një kapriçion tuaj idiote, nga ju që mësoni përmendësh si sarmone ateiste urdhërat e liderit të luajtur menç, që deshi ta nënshtronte një popull me algoritma, por algoritmat e vunë përposh!
Ti Taulant Balla përpara kamerave deklarove se “midis protestuesave që ushtron dhunë gjendet një person në kërkim nga policia, me emrin Anton Frroku, i dënuar në 20 vjet 15 herë!”
Taulant Balla, me këtë deklarim re me këmbët e tua brënda. Si ish ministër i brendshëm që je, Anton Frroku është kontigjent i të infiltruarve tuaj në protestë, se nuk është e mundur që një person i inkriminuar, i njohur mirë nga uniformat blu, në kërkim nga policia, e që livadhis e bredh lirshēm kur protestat mbulohen gjithë kohēn nga forcat e rendit!
Nuk i ndyni dot protestat Taulant Balla se llumin e administroni ju, burgjet e lluksit të trafikantëve të drogës dhe eskortave i administroni ju!
Prandaj të jap një këshillë për ty dhe shefin tënd:
Mos i prekni protestat,
mos i prekni protestuesit e Revolucionit Flamingo për një Shqipëri të Re për të gjithë;
mos shpifni kundër organizatorëve që po bëjnë një punë të shkēlqyer,
vezët, domatet dhe miellin e keni hak;
lironi Altin Hilën që e pret gruaja dhe fëmija se kanë nevojë për të,
lironi ing IT Gent Prognin me shokë!
Mbani larg duart nga protesta!
Dhe jepni dorëheqjen!
Ai popull që proteston na përfaqëson të gjithë ne shqiptarëve!