SHBA- Protesta antiqeveritare e cila mblodhi të gjithë diasporën shqiptare përballë kryeministrisë nuk ka mjaftuar me kaq. Emigrantët shqiptarë në Waterbury, Connecticut në SHBA u mblodhën më 28 qershor në protestë për të shprehur një formë solidariteti për qytetarët që protestojnë në Shqipëri.
Pjesa më e madhe e protestuesve ishin të rinj, të cilët shprehën dëshirën për të pasur një Shqipëri në të cilën mund të rikthehen për të kontribuar në zhvillimin e tij, si dhe për të jetuar në të.
“Zemra jonë rreh sot në Tiranë. Dhimbja e tyre është edhe dhimbja jonë”, ishte mesazhi kryesor i përcjellë gjatë protestës.



Shumë prej protestuesve u shfaqën të emocionuar gjate tubimit në formë suporti për qytetarët shqiptarë teksa në duar mbanin pankarta dhe thërrisnin “Rama jepe dorëheqjen”./Dosja.al