Atdheu është i shenjtë, është amanet,
ne jemi bashkë si në kohën e Kastriotit,
kemi dhënë besën askush dot s`na thyen,
atdheu është i shqiptarëve, edhe i zotit.
Populli dhe të rinjtë – shqipe në fluturim,
për atdheun të gjithë brezat sakrifikojnë,
çdo pëllëmbë atdheu, amanet mbi amanet,
bëhemi barrikadë, asnjë copëtim s`e lejojmë.
Zoti na bekojë me trojet më të bukura,
me dete, lumenj, liqene, male edhe kodra,
jemi popull paqedashës s`i bëjmë keq askujt,
mbrojmë tokën tonë, mbrojmë të drejtat tona.
Jemi ndër popujt me histori legjendare,
për atdhe kemi dhënë besën dhe lirinë,
e mbrojmë atdheun si shqiponja folenë,
e kemi të shenjtë dhe të vyer Shqipërinë.
Rinia e ka kuptuar kush ishim e kush jemi,
të gjitha shqipet në fluturim janë bashkuar,
ta çojnë përpara amanetin e të parëve tanë,
Shqipëria jeton, për atdheun jemi betuar.