A. Dorëheqje e PAREVOKUESHME e Edi Ramës dhe qeverisë socialiste.
B. Qeveri TEKNIKE me mandat 12- 24 mujor për të realizuar këto detyra;
1) Anullimin e Ligjit të Korporatave dhe Ivestimeve Strategjike dhe pezullimin e projekteve dhe kontratave të rrjedhura prej tij
2) Anullimin e ligjit 7501 miratuar nga Kuvendi i parë pluralist ne vitin 1991 dhe anullimin e pronësive të rrjedhura prej tij..
3) Anullimin e ndryshimeve Kushtetuese të vitit 2008.
4) Përgatitja e zgjedhjeve të reja dhe adoptimi i Kodit Zgjedhor të Kosovës ku të përfshihet;
– numërimi në vendet e votimit me transparencë me komisione numëruesish me profesionistë të profesioneve të licensuara si avokatë dhe mësues.
5) Çmontimi i sistemit Kriminal të Patronazhimit dhe abuzuesit dhe shpërdoruesit e të dhënave personale.
6) Ndalimin e shitblerjes së tokës (freehold) për individët, bizneset dhe kompanitë e huaja dhe të lejohet vetëm qiramarrja (leasehold).
7) Anullimin e ligjit të heqjes se kufizimeve të zonave të mbrojtuara.
Krijimin e një Gjykatë Speciale e ngjashme me atë të Kosovës me mandat 10 vjeçar ku ndër të tjera të hetojë dhe gjykojë me themel;
– Masakrën e Peshkëpisë të vitit 1994
– Aktin terrorist tek Marketi “VEFA” dhe organizatorët e tij.
– Skemat Piramidale dhe përgjegjësit e Revolucionit të vitit 1997.
– Ngjarjet e 21 Janarit, organizatoret e dhunës ndaj shtetit dhe vrasësit realë të 4 protestuesve.
– ngrirja dhe pezullimi i kullave dhe betonizimit deri në një hetim të plotë të burimeve financuara dhe procedurave të lejeve te ndertimit te tyre.
– Vjedhjet dhe abuzimet me pasuritë kombetare nga viti 1991 e deri më sot, ku të përfshihen:
– nafta e pasurite minerare,
– energjia elektrike,
– pasurite e vija bregdetare,
– hetimi i Kadastres dhe manipulimit me pronat e pasurite e paluajtshme,
– afera e portit i Durresit,
– Zonat Arkeologjike,
– koncesionet qe tejkalojne afatin e një mandat qeverises,
– hetimi i mediave dhe burimeve te tyre financiare.
9). Anullimin dhe abrogimin e vendimeve që cënojnë interesin kombëtar siç është dhënia me koncesion e Butrintit, anullimi i ndertimit të varrezave të ushtareve pushtues në vendin tonë, marrëveshja Rama-Meloni për Kampin e Shëngjinit apo prishja e Portit të Durresit.
10). Të propozohet një Kushtetutë e re që për mua do të ishte adoptimi i asaj të vitit 1928 e cila është kushtetuta me e mirë që ka pasë Shqipëria e kjo të miratohet me nje asamble kushtetuese e njerezve te zgjedhur të kombit! Kjo kushtetutë duhet të përfshijë zgjedhjen e Presidentit nga populli dhe rikthimin e referendumeve përveç atyre që cënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.
Protesta të ruajë të drejten e riaktivizimit ne çdo kohe nese këto kerkesa nuk realizohen.