Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë edhe 5 mijë ushtarë shtesë në Polonia.
Lajmi u bë publik përmes Truth Social, ku Trump deklaroi se vendimi vjen pas zgjedhjes së presidentit aktual polak, Karol Nawrocki, të cilin ai tha se e kishte mbështetur personalisht gjatë procesit zgjedhor.
“Bazuar në zgjedhjen fituese të presidentit aktual të Polonisë, Karol Nawrocki, të cilin pata nderin ta mbështes, dhe në marrëdhënien tonë me të, jam i lumtur të njoftoj se SHBA do të dërgojnë edhe 5 mijë ushtarë shtesë në Poloni”, shkroi Trump.
Njoftimi vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme në Europën Lindore dhe forcimi i pranisë ushtarake amerikane në Poloni shihet si pjesë e strategjisë së NATO-s për sigurinë rajonale. GSH