Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).
Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.
“Natyrisht, Brazili është favorit,- deklaronte trajneri çek Vitlaçil para ndeshjes finale të Botërorit të vitit 1962, në të cilën skuadra e tij vihej përballë kampionit të botës në fuqi,- por edhe ne kemi jo pak shanse për të fituar”.
Trajneri brazilian, Morreira, parapëlqeu më mirë të heshte para finales që u zhvillua në stadiumin e Santiagos, para 80 mijë shikuesve. Por e vërteta është që golin e parë e shënuan çekët me anë të Masopustit, të cilët, madje mund të kishin shënuar edhe golin e dytë. Pastaj brazilianët u përmedën nga ky “nokdaun” dhe shënuan me anë të Amarildos, golin e parë që u pasua nga i dyti dhe pati për autor Ziton.
Kur çekët po vizitonin dëshpërimisht portën brazilianë, në kërkim të golit të barazimit, Xhalma Santosi nisi një harkore brenda zonës së portës kundërshtare. Portieri çek, Shroif, i verbuar një grimë nga rrezet e diellit, nuk arriti ta mbërthente topin dhe Vava shënoi golin e tretë, që u dha brazilinëve Kupën e Botës, por pa shkëlqimin e katër viteve më parë.
”Ekipi i zgjedhur i Brazilit nuk e rimori titullin e lartë të kampionit botëror me lojë të shkëlqyer, por me lojë të organizuar”, – ishte mendimi i specialistëve.
Kjo vinte se tashmë brazilianët ishin arritur apogjeun e shkëlqimit të tyre. Më pas ky shkëlqim do të venitej.
Finalja
Brazil -Çekosllovaki 3-1
Brazili – Zhilmar, Xhalma Santos, Nilton Santos, Zito, Mauro, Zozimo, Garin$a, Didi, Vava, Amarildo, Zagalo;
Çekosllvakia – Shroif, Tihi, Novak, Pluskal, Popluhar, Masopust, Pospihal, Sherer, Kadraba, Kvashnjak, Jelinek.
(Novak, Pluskal, Masopust, etj.,më 1958 ishin futbolistë të “Duklës’”së Pragës, që u mënjanua 1-0 nga “Partizani”ynë më 1958 në një turne ndëkombëtar futbolli, të zhvilluar në Lajpcig).
Gjyqtar Llatishev, (B.Sovjetik)
Golshëuesit më të mirë: Garinça, Vava, (Brazil), Albert, (Hungari), Sançes, (Kili), Ivanov, (B.Sovjetik), Jerkoviç, (Jugoslavi), me nga 4 gola.