Harry Bajraktari falenderon në rrjetin social Kongresmenët Keith Self, Ritchie Torres e Mike Lawler për rezolutën në Kongresin e SHBA për anëtarësimin e Kosovës në NATO:
“Falënderoj Kongresmenin Keith Self, Kongresmenin Ritchie Torres dhe Kongresmenin Mike Lawler për lidershipin e tyre me prezantimin e një rezolute në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, e cila shpreh mbështetje të fuqishme për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për përkrahjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën dhe popullin e saj

Ky është një tregues i qartë se Kongresi amerikan e vlerëson rëndësinë strategjike të Kosovës, por edhe një dëshmi e përkushtimit amerikan ndaj miqësisë së qëndrueshme ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës.
Kosova është vendi më pro-amerikan në botë. Rreshtimi i saj me Shtetet e Bashkuara i ka rrënjët thellë në histori dhe në vlerat tona të përbashkëta demokratike.
Siguria e Kosovës është e pandashme nga stabiliteti i Ballkanit Perëndimor. Forcimi i Kosovës përmes anëtarësimit në NATO do të fuqizonte paqen në rajon, do të pengonte destabilizimin dhe do të avanconte interesat strategjike afatgjata të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.
Zoti e Bekoftë Amerikën
Zoti e Bekoftë Kosovën”