Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) ka zbardhur mekanizimin se si Mirlinda Karçanaj, ish-drejtoresha e AKSH-it ishte bërë pronare e apartamentit luksoz dublex në Qerret të Kavajës.
Në dosjen e SPAK vihet re se personat të cilët figurojnë në dokumentet e pronësisë dhe që kanë bërë transkasionet bankare apo firmosur aktet noteriale janë të lidhur me kompaninë Soft & Solution të Ermal Beqirit.
Me konkretisht vila ne Qerret e cila përdorej nga Mirlinda Karçanaj, rezultonte të ishte regjistruar në pronësi të shtetasit Ram Basha. Ky i fundit e kishte blerë apartamentin nga punonjësja e Soft & Soltion, Enxhiana Alimeta. Prokurorët e SPAK kanë marrë në pyetje Ram Bashën dhe Enxhiana Alimetën, por dëshmitë e tyre tregojnë se këta të fundit janë përdorur si ‘prestanome”.
Më konkretisht Ram Basha thekson se ai s’ka qenë ndonjëherë në Durrës dhe jo më në Qerret të Kavajës, ndërkohë që prona figuron në emrin e tij dhe përdorej nga Milinda Karçanaj.
“Pas marrjes në pyetje të shtetasit Ram Basha, lidhur me blerjen e kësaj pasurie nga shtetasja Enxhiana Alimeta, ky i fundit deklaroi se: “…Në lidhje me këtë kontratë, mbaj mend që e kam firmosur një kontratë për një banesë që më duket se është 100.7 m2, pasuri të cilën e kam blerë për vlerën 100.000 euro. Nuk e di as ku është noteri dhe as kush është shitësja dhe as se si e gjeta këtë banesë.
As nuk kam qenë kurrë në këtë shtëpi dhe as nuk kam qenë asnjëherë në jetën time as në Durrës jo më në Qerret. Nuk e mbaj mend fare se çfarë rrethanash e kam blerë, as e mbaj mend fare.
Lekët për ta blerë këtë shpi mi ka dhënë shtetasi Sokol Parllaku borxh, mbaj mend që mi ka dhënë në kesh dhe unë i kam derdhur në bankë, por nuk mbaj mend detaje të tjera….
As nuk e di fare se kush është shitësi apo shitësja dhe as e kam takuar kurrë në jetën time. As emrin e noterit nuk e mbaj mend apo ta di se ku është…..As nuk e kam idenë…Siç ju thashë, as në Durrës nuk kam qenë ndonjëherë në jetën time e jo më në Qerret.”- është shprehur shtetasi Ram Basha i cili është pronari me letra i banesës ku bënte pushime Mirlinda Karçanaj.
PUNONJËSJA E ERMAL BEQIRIT
Ndërkohë që Enxhiana Alimeta, punonjësja e firmës së Ermal Beqirajt, e cila e ka blerë këtë banesë me vlerën e 160 mijë eurosh nga shtetasi B.F, sipas hetimeve të SPAK rezulton të këtë qenë kushtet e pamundësisë financiare për të bërë një pagesë të tillë.
Nga hetimi zbulohet se paratë i janë dhënë nga administratorja e Soft & Solution, Arjola Koromani. Kjo e fundit i ka vënë përpara disa dokumenta të cilat Enxhiana Alimeta i ka firmosur. Sipas SPAk ky mekanizmën është bërë edhe me punonjës të tjerë të firmave të Ermal Beqirit.
“Evidentohet me interes se edhe shtetasja Enxhiana Alimeta (si në rastin e shtetasit Kristi Manaj), rezulton se është punonjëse pranë shoqërisë Soft & Solution shpk. Lidhur me veprimet noteriale të kryera nga shtetasja Enxhiana Alimeta, evidentohet me interes se ajo ka nënshkruar kontratën për njohje detyrimi me nr. 5169/1404 datë 31.07.2019, me shtetasen Arjola Koromani (administratore e shoqërisë Soft & Solution), vetëm një ditë pas nënshkrimit të kontratës së blerjes së apartamentit, por nga verifikimi në sistemet e informacionit janë arritur të identifikohen vetëm të dhënat e kontratës dhe objekti i saj, por nuk është bërë e mundur gjetja e aktit noterial, pasi në sistemin RNSH, rezulton se për kontratën e përshkruar më sipër, është ngarkuar një dokument tjetër/akt noterial, i cili ka palë dhe objekt të ndryshëm nga ajo e përshkruar më sipër.
Referuar tërësisë së dokumentacionit të këqyrur, krijohen dyshime të arsyeshme se ashtu si në rastin e shtetasit Rafael Bistri, dhe shtetasja Enxhiana Alimeta, nuk ka patur fonde të mjaftueshme në emër të saj për blerjen e kësaj pasurie të paluajtshme dhe për këtë shkak, dyshohet se këto fonde janë marrë në formën e huasë, nga shtetasja Arjola Koromani, nëpërmjet kontratës për njohje detyrimi me nr. 5169/1404 datë 31.07.2019 (edhe në rastin e shtetasit Rafael Bistri, evidentohet i njëjti modus operandi).
Më tej, nga tërësia e hetimeve të kryera si dhe nga informacionet e siguruara që disponohen nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe hetuesve financiarë të Prokurorisë së Posaçme (informacion datë 17.03.2026), rezulton se shtetasja Mirlinda Karçanaj ka në posedim një tjetër pasuri të paluajtshme të tipit apartament duplex i ndodhur në Qerret Kavajë. Kjo pasuri identifikohet me numrin 102/6+2-1 ndodhur në ZK 3101 Qerret, e cila aktualisht është në emër të shtetasit Ram Basha”, thuhet në dosjen e SPAK.
Ndërkaq dhe Enxhiana Alimeta thekson se kishte firmosur me mirëbesim dhe sipas saj, Ermal Beqiri u kishte thënë se dot të merre një banësë në Qerret që të punonin atje.
“Përsa i përket blerjes së kësaj prone nga shtetasja Enxhiana Alimeta, ajo deklaroi se: “…Në vitin 2019, shtetasja Arjola Koromani, më ka thirrur në zyrën e saj dhe më ka treguar disa dokumenta dhe më tha që duhet të firmoseshin nga ana ime. Unë e lexova kontratën, e pashë që ishte një kontratë për blerjen e një pasurie të paluajtshme dhe e nënshkrova. Di që aty kanë qenë disa faqe që kam firmosur faqe më faqe por nuk mbaj mend se çfarë aktesh të tjera janë përveç saj, por kontratën e mbaj mend. Dua të shtoj këtu se këtë veprim e kam kryer në mirëbesim sepse kam dëgjuar Ermal Beqirin të thoshte se mund të na merrte ndonjë shtëpi për punën që bënim aty dhe unë realisht mendova dhe se mos nënshkrimi i këtyre letrave kishin të bënin me këtë gjë. Të paktën këtë ide kisha krijuar”, thekson ajo.
DESHMIA E SHOFERIT
Ndërkohë që përdorimin e dublexit në Qerret nga Mirlinda Kaçanaj, SPAK e vërtetuar nga dëshmia e shoferit të saj, Florian Bylyku i cili ka qenë personi që kryente pagesat e mirëmbajtjes së viles në bregdet.
“Ndërkohë, nga marrja në pyetje e administratorit të kompleksit Laguna Blu, Qerret Kavajë (vendi ku ndodhet apartamenti), shtetasi Kostaq Thimo rezultoi se pasi u pyet lidhur me faktin se kujt i përkiste ndërtesa dhe vila me nr. 1, ai u përgjigj se: “…në katin e dytë dhe të sqaroj se nuk kam parë njeri të futet ose të dalë por duke u nisur nga lista e banorëve që më ka lënë administratori i mëparshëm Jashar Alushi, di që te regjistruar ka shtetasen Enxhiana Alimeta. Për këtë fakt mund t’ju tregoj dhe mandatet e arkëtimit për pagesën e administrimit në vlerën e mësipërme, ku në emër të shtetases Enxhiana Alimeta më ka ardhur shtetasi Florian Bylyku. Ky shtetas përveç se për të paguar ka ardhur dhe në dy raste të tjera…”
Ndërkohë, nga marrja në pyetje e administratorit të kompleksit Laguna Blu, Qerret Kavajë (vendi ku ndodhet apartamenti), shtetasi Kostaq Thimo rezultoi se pasi ai u pyet lidhur me faktin se kujt i përkiste ndërtesa dhe vila me nr. 1, ai u përgjigj se: “…në katin e dytë dua të sqaroj se nuk kam parë njeri të futet ose të dalë por duke u nisur nga lista e banorëve që më ka lënë administratori i mëparshëm Jashar Alushi, di që të regjistruar ka shtetasen Enxhiana Alimeta.
Për këtë fakt mund t’ju tregoj dhe mandatet e arkëtimit për pagesën e administrimit në vlerën e mësipërme, ku në emër të shtetases Enxhiana Alimeta më ka ardhur shtetasi Florian Bylyku. Ky shtetas përveç se për të paguar ka ardhur dhe në dy raste të tjera…”
Kjo e dhënë, përputhet dhe me mandatet e arkëtimit të sekuestruara me iniciativë nga policia gjyqësore, konkretisht Bllok “Mandat arkëtimi”, me shënim me shkrim dore “Tarifat e dorë për vitin 2025 nr.1”, i cili fillon me nr.serial 016831 dhe përfundon me 016873 (Fatura nr.14, me nr.serial 016845 me dhënës Enxhiana Alimeta); si dhe Bllok “Mandat arkëtimi”, me shënim me shkrim dore “Pagesa të tarifës 2024”, i cili fillon me nr.serial 008791 dhe përfundon me 008819 (fatura nr.9 me nr.serial 008799 me dhënës Florian Bylyku).
Lidhur me dokumentat e përshkruara më sipër, nga deklarimi i shtetasit Florian Bylyku, ai fillimisht mohoi të kishte bërë pagesa për llogari të të hetuarës Mirlinda Karçanaj përgjatë viteve 2024 dhe 2025, por në vijim të shpjegimeve deklaroi se: “Më sipër ju kam thënë diçka të pavërtetë dhe ju kërkoj ndjesë. Mirlinda ka ndejtur në këtë shpi deri në muajin Gusht të vitit 2025 dhe në gusht unë e kam marrë bashkë me rrobat e kam sjellë në Tiranë dhe rrobat i kemi lënë tek shtëpia e saj tek rruga e Kavajës..”- thuhet në dosjen e SPAK. /Lapsi.al