Një komb pa kuraja morale është një komb që vuan nga varfëria kronike, pavarësisht burimeve natyrore.
Varfëria më e rrezikshme nuk është ajo e xhepit, por varfëria shpirtërore. Kur intelektualët, ekonomistët dhe profesionistët heshtin përpara vjedhjes së pasurive publike, ata bëhen bashkëfajtorë në mjerimin e bashkëqytetarëve të tyre.
Marcus Aurelius: “Mund të bësh padrejtësi edhe duke mos bërë asgjë”. Kjo fjali mbetet radiografia më e saktë e “patologjisë së indiferencës”, që po gërryen shoqëritë moderne.
Aureliusi na mëson se integriteti nuk është një gjendje statike apo një medalje që mbahet në sirtar, por një akt i vazhdueshëm angazhimi dhe një zgjedhje aktive përballë çdo sfide etike.
Pastori gjerman Martin Niemöller, duke reflektuar mbi tmerret e Luftës së Dytë Botërore dhe heshtjen e kishës e të shoqërisë civile, la pas një paralajmërim që sot kumbon më fort se kurrë:
“Kur erdhën për komunistët, nuk fola, sepse nuk isha komunist.
Kur erdhën për socialistët, nuk fola, sepse nuk isha socialist.
Kur erdhën për sindikalistët, nuk fola, sepse nuk isha sindikalist.
Kur erdhën për mua, nuk kishte mbetur më askush që të fliste për mua”.
Mungesa e kurajës morale është lënda djegëse e autokracive të reja.
Në rastin e Rames kjo nuk eshte histori e të tjerëve – është e e tij. Kur erdhën për Saimirin, heshti, e bindi veten se nuk do të prekej.
Kur erdhën për Ilirin, përsëri nuk foli.
Kur erdhën për Erionin, zgjodhi sërish heshtjen.
Kur erdhën për Ballukun, kuptoj se babezia e tij e kishte hedhur ne urrejten e populit.
Tani qe pritet SPAK të trokasin në derën tij, e kuptoj – ndoshta shumë vonë – se nuk ishte spektator i një padrejtësie, por bashkëpërgjegjës për të.
Nuk isha thjesht në radhë; isha kthyer në viktimë të pangopësisë për pushtet sundues Heshtja përballë padrejtësisë nuk të shpëton – ajo vetëm e afron radhën tënde.”
Në shumë vende me demokraci hibride, ku kultura shtetformuese është ende e brishtë, po shohim lindjen e atyre që mund t’i quajmë “mbretëritë kryeministrore”.
Këta udhëheqës nuk bazohen vetëm te forca e aparatit shtetëror, por te heshtja e blerë e elitave, asfiksia e mendimit kritik dhe apatia e popullit.
Kur një popull humbet kurajën morale për të kërkuar llogari për çdo qindarkë publike apo për çdo shkelje të ligjit, ai praktikisht nënshkruan dorëzimin e sovranitetit të tij te një individ i vetëm.