Në vitin 2014 në disa qytete të Zvicrës do të shfaqej ekspozita me titullin Besa – Kodi i Nderit, në respekt dhe nderim të atyre Shqiptarëve që gjatë Holokaustit shpëtuan hebrejtë, duke i marrë nëpër shtëpitë e tyre dhe duke i mbrojtur si anëtarët e familjeve.
Kur ekspozita Besa u hap në Basel, ne ishim të pranishëm në këtë event dhe aty patëm fatin e Johanna Jutta Neumannit, një zonjë 84 vjeçare e cila u tregonte të pranishëmve se ajo bashkë me nënën dhe babain e saj i ka mbijetuar Holokaustit falë Besës të Shqiptarëve. Zonja Johanna Neumann sa jetoi nuk ndali së treguari këtë të vërtetë historike.
Zonja Johanna Neumann u nda nga jeta në 2017 deri në fund të jetës aktive për të treguar se shqiptarët kanë qenë shpëwtimtarët e Hebrejve.
Në vitin 2019, do të prodhohej filmi dokumentar Kodi Shqiptar (The Albanian Code) nga një ekip i drejtuar nga Prof. Yael Katzir, Gady Castel dhe Saimir Lolja. Premiera e filmit u realizua në Tiranë më 27 Janar 2019. Edhe filmi ka si bosht shpëtimin e hebrenjve të përndjekur gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Filmi dokumentar Kodi Shqiptar vijon të shfaqet pa u ndalur. Kësaj here më 19 prill nga ora 7-9 pm filmi do të të shfaqet në kujtim të Shoah në Magen David Sephardic Congregation (MDSC) një Sinagogë Ortodokse Moderne në 11215 Woodglen Drive, Rockville, MD 20852 .
Surpriza e këtij eventi është se filmi, që do të tregojë një histori të panjohur se si Shqiptarët rrezikuan gjithçka që të shpëtonin hebrejtë gjatë Holokaustit, do të paraqitet dhe më pas do të ketë edhe pyetje e përgjigje nga Benjy Neumann, i Biri i një Të Mbijetuare në Shqipëri të Holokaustit, i cili është djali i Johanna Neumann, e cila nga parajsa është e lumtur që po vazhdon rrugën e saj për të dëshmuar se shqiptarët gjatë Holokaustit i kanë shpëtuar hebrejtë.
Mos e humbni rastin të jeni të pranishëm.
Adresa është:
Magen David Sephardic Congregation – 11215 Woodglen Dr.Rockville, MD 20852 Tel. +1 301 707 6818

