NASA po organizon një mision të ri dhe kurioz hapësinor që përfshin një qen, një maçok dhe një polic.
Nga baza, ata dërgojnë në radio: “Baza po thërret Apollo 3, përgjigju!”
Qeni, pasi vendos kufjet, përgjigjet: Uuf…Uau
– Në rregull Apollo 3, a e ke pozicionuar krahun mekanik për nxjerrjen e satelitit?
– Uuf…Uau…
– Në rregull Apollo 3, a e ke vendosur kursin në kompjuter?
– Uuf…Uau…
– Në rregull Apollo 3, tani më jep maçokun. Maçoku, duke i marrë kufjet qenit, përgjigjet:
-Mjau…Mjau…
– Në rregull, a e ke vendosur kursin gjeostacionar në kompjuterin e satelitit?
– Mjau…Mjau…
– Në rregull, a i ke marrë leximet për analizën e rihyrjes në atmosferë?
– Mjau…Mjau…
– Në rregull, tani më jep policin.
“Fol baza!”
“A i ke ushqyer qenin dhe macen?”
“Sigurisht!”
“Në rregull, tani mos prek asgjë tjetër, të lutem!”