Një grua e moshuar shkon në farmaci dhe kur vjen radha e saj pyet farmacistin:
“Mirëmëngjes, a keni ndonjë qetësues dhimbjesh?”
“Po, sigurisht, zonjë!”
“Dhe a keni edhe ndonjë antireumatik?”
“Sigurisht!”
“Dhe ilaçe për mëlçinë?”
“Po, zonjë!”
“Keni ndonjë ilaç gjumi?”
“Ju duhet një recetë për ato, por po, ne i kemi!”
“Pelena të mëdha?”
“Po…janë atje, zonjë. Jemi një nga farmacitë më të mira në zonë, jemi shumë të furnizuar. Pse më bëni të gjitha këto pyetje pa pyetur asgjë specifike?”
“Sepse do të martohem me Gjinin muajin tjetër, i cili është 90 vjeç, dhe doja të dija nëse mund ta vendosnim regjistrin tonë të martesës këtu!!!”