Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish ministri i Drejtësisë Ulsi Manja prezantoi para Kuvendit raportin e maxhorancës kundër arrestimit të Belinda Ballukut, dhe rrëzimit të kërkesës së SPAK për t’i hequr asaj imunitetin e deputetes.
Sipas raportit të socialistëve, vepra penale e shkeljes së barazisë në tendera nuk përbën korrupsion dhe se nga dhënia e masës fillestare, asaj të ndalimit jashtë vendit e deri tani nuk kanë ndryshuar rrethanat ndaj deputetes, e për rrjedhojë, sipas tyre, nuk duhet dhënë autorizimi për zëvendësimin e masës me një më të rëndë si ajo e arrestit.
Manja pretendoi se tashmë që deputetja nuk mban më funksionet e zv kryeministres dhe ministres, nuk ka rrezik që ajo të prishë provat apo të intimidojë dëshmitarët, duke i cilëësuar dyshimet e SPAK si hipotetike.
“Deputetja në fjalë nuk ushtron më funksione ekzekutive për shkak të ndryshimeve në kabinetin qeveritar. Për rrjedhojë, masa e pezullimit nga detyra nuk prodhon më asnjë efekt, dhe me këtë linjë arsyetimi, raporti ynë e qartëson edhe narrativën mbi të cilën SPAK ka ndërtuar kërkesën për aplikimin e masave më të rënda të sigurimit personal si rreziku i prishjes së provave, i arratisjes apo kryerjes së një vepre penale, që mbeten thelbësisht hipotetike për sa kohë lidhen me funksionet që ajo nuk i ushtron më.”, tha ai.
Sipas Manjës, Balluku e ka respektuar në mënyrë rigoroze masën e ndalimit jashtë vendit dhe se nuk është e nevojshme masa më e rëndë.
“Në një situatë kur kjo çështje, që në thelb duhet të mbetet e drejtësisë, është shndërruar sot në një debat të mbingarkuar politikisht në sy të qytetarëve. Në vend të një procesi të qetë, të drejtë e të rregullt ligjor, shpesh kemi parë përpjekje për të zhvendosur këtë çështje në një gjykim publik dhe tribunal mediatik. Për këtë arsye, është e domosdoshme sot që Kuvendi të flasë shumë qartë. Të ndajë politikën nga drejtësia, zhurmën nga faktet dhe nga procesi i rregullt ligjor. Për këto arsye, Kuvendi nuk është sot përballë një votimi të zakonshëm procedurial. Jemi përballë një vendimmarrjeje që prek lirinë personale të një deputeti, ushtrimin të një mandati përfaqësues dhe balancën mes pushteteve. Kërkesa e SPAK synon zëvendësimin e masës së sigurimit të ndaljes jashtë shtetit me një masë më të rëndë, atë të arrestit në burg. Po hetohet për veprën të shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera, dhe jo akuzë korrupsioni. Kuvendi nuk ka kompetencë të zëvendësojë gjykatën. Jemi ftuar sot për të bërë një filtër kushtetues të kësaj kërkese.
Nga shqyrtimi i materialeve, rezulton se akuza penale ndaj deputetes Balluku nuk ka ndryshuar dhe lidhet me veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. Nuk ka akuzë për korrupsion, nuk ka akuzë për pengim të drejtësisë, ndryshe nga sa parashtrohet në kërkesë dhe në raportin e PD. Orvat mbi të cilat mbështetet kërkesa janë të njëjtat që kanë qenë në dispozicion të GJKKO kur vendosi masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit. Nuk ka asnjë ndryshim rrethane nga ai moment deri tani. Deputetja ka respektuar masën e vendosur nga gjykata.”, u shpreh Manja.
Ai ironizoi edhe demokratët për raportin e tyre që prezantuan në Kuvend, duke theksuar se nuk kanë parë një raport kaq të detajuar, dukë hyrë në “elementë” të Prokurorisë, ndryshe nga raporti që ata prezantuan kur kohë më parë kërkohej autorizimi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.
“Nuk kam dëgjuar në këtë sallë raport më të detajuar, në analizën e porvave, fakteve dhe rrethanave të një kërkesë të Prokurorisë, sesa sot, gjë e cila bie desh me frymën e nenit 73 të kushtetutës. Këtë raport kaq të detajuar nuk e kam dëgjuar nga kolegët e opozitës as me 21 dhjetor 2023, kur këtu, kishim kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për një tjetër anëtar, por atëherë me një ndryshim, raporti i pakicës sugjeronte ndryshe nga sot rrëzimin e kërkesës së SPAK, me argumentin se nuk plotësohen kërkesat e nenit 260 të Kodit të Porcedurës Prnale. Në raportin e shumicës do t’i qëndroj besnik nenit 73 të kushtetutës, nenit 288 të Procedurës Penale, 260 dhe nenit 13 të rregullores së Kuvendit.”, tha Manja. Panorama