Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai u shpreh se, kur qytetarët reagojnë dhe nuk i nënshtrohen dhunës dhe frikësimit, e ardhmja e Shqipërisë bëhet edhe më e sigurt.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se objektivi final i opozitës është largimi i Edi Ramës.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai u shpreh se, kur qytetarët reagojnë dhe nuk i nënshtrohen dhunës dhe frikësimit, e ardhmja e Shqipërisë bëhet edhe më e sigurt. Sipas Bardhit, kryeministri është arkitekti i qeverisjes që bazohet në korrupsionin endemik dhe bashkëpunimin me krimin e organizuar.
“Kur qytetarët reagojnë dhe nuk i nënshtrohen dhunës dhe frikësimit, e ardhmja e Shqipërisë bëhet edhe më e sigurt, shpresa edhe më e madhe për ndryshim. Në vetëm 1 muaj protestë të pandalur, Edi Rama u detyrua të shkarkojë dy nga shtyllat e pushtetit të tij: (1) simbolin e korrupsionit Belinda Balluku dhe (2) simbolin e bashkëpunimit me krimin e organizuar Ilir Proda.
Vijimi i rezistencës do të sjellë realizimin e objektivit final: Largimin e Edi Ramës, arkitektit të qeverisjes që bazohet në korrupsionin endemik dhe bashkëpunimin me krimin e organizuar. Faleminderit me për rezistencën, reagimin dhe sakrificën. Vazhdojmë së bashku deri në largimin e Edi Ramës dhe ndërtimin më pas të gjithë bashkë të një qeverisje në shërbim të qytetarëve, që buron nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.”, tha Bardhi./Dosja.al