Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trumpi, u ka kërkuar Kolumbisë dhe Venezuelës ekstradimin e dy trafikantëve të drogës, raporton “El Pais”.
Bëhet fjalë për kolumbianin Giovanny Andres Rojas, i njohur si “Arana”, dhe për shtetasin serb Antun Mrdezha, i njohur edhe si “Nikola Berosh”.
Sipas një raporti të inteligjencës amerikane, Rojas, aktualisht në burgun La Picota në Bogota ka pasur marrëveshje të paligjshme me Mrdezhën, i cili ndodhet në paraburgim në Venezuelë që nga viti 2025.
Shtëpia e Bardhë ka kërkuar ekstradimin e të dyve, ndërsa çështja pritet të jetë pjesë e bisedimeve mes udhëheqësve të tre vendeve. Kolumbia po shqyrton mundësinë që fillimisht të kërkojë transferimin e Mrdezhës nga Venezuela, e më pas SHBA-ja të paraqesë kërkesën formale për ekstradim.
Andrés Rojas
Ai ishte arratisur në maj 2023 nga aeroporti Rionegro në Kolumbi dhe më pas kishte lëvizur në disa qytete, përfshirë Cali dhe rajonin Putumayo, ku dyshohet se bashkëpunoi me Rojas për trafik droge. Takimet e tyre u monitoruan nga Administrata e Zbatimit të Ligjit për Drogën (DEA), çka çoi në lëshimin e një urdhërarresti nga Interpoli.
Mrdezha u arrestua në Venezuelë më 22 maj 2025. Arrestimi u njoftua nga ministri i Brendshëm venezuelian Diosdado Cabello.
Raporti e lidh atë edhe me trafikantin spanjoll Alejandro Salgado Vega, i njohur si “El Tigre”, i cili kërkohet nga autoritetet spanjolle. Panorama