Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu ka kërkuar ndëshkimin e mediave që raportuan disa akuza të ngritura ndaj familjarëve të Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla si të përfshirë në mashtrimet me Call Centera, që u goditën nga SPAK.
Në fjalën e saj në Konferencën e Kryetarëve, ajo, duke u ndalur te dezinformimi, theksoi se deklarata që u bë nga Sali Berisha ishte e pavërtetë dhe se mediat e raportuan pa verifikim.
Kjo situatë, theksoi ajo, është e papranueshme, ndaj është e rëndësishme që të ndërmerren mekanizma kundër këtij fenomeni.
“Në fundjavë ishim dëshmitarë të një lajmi plotësisht të pavërtetë dhe pa asnjë fakt te cilat vendosen në shënjestër familjare të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS. Mediat të cilat i servirën këto lajme edhe pse u vunë në dijeni të së vërtetës, vazhduan të përhapin shpifjet e hedhura nga Berisha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës. Është e paparanueshme ajo që ndodhi. Duhen gjetur mekanizmat që raste të tilla si ky të marrin përgjegjësitë qoftë edhe penale personat që orkestrojnë lajme të rreme të tilla” gsh