Luaje dhinë, trokisje në derë
ti,
Pa parë këmbën e ujkut, ta hapa
Unë.
Bëje emër si i pazemër
ti,
ngjitja ujin e trubulluar
Unë,
pije gjak etjepashuar
ti.
Jetim pa hak i vrarë
Unë.
Dridhje zinxhirin, mizor krekosur,
ti
Lidhur zinxhirash burgosur
Unë.
Mes ngjyrash gjaku në tribunë
ti,
serish eci në atë bulevard tabu
Unë
Përmjerre parakalove këtu zvarrash
si ke qene gjithmonë
ti.
si kam qenë gjithmonë
Unë.