Anija cisternë ELBUS, me flamur të Palaut, e cila është e lidhur me flotën ruse në hije, u godit nga një sulm me dron në Detin e Zi, rreth 30 milje larg bregdetit të Kastamonusë në Turqi, sipas agjencisë së lajmeve ‘Ortadogu’.
Referuar raportimeve, ELBUS ishte nisur për në portin rus të Novorossiysk për të ngarkuar naftë, ndërsa sulmi shkaktoi dëme serioze në pjesën e sipërme të anijes cisternë, e cila tani po tërhiqet në portin e Inebolit në Turqi, për riparimet e nevojshme.
ELBUS është lidhur me flotën ruse “në hije”, e cila përdoret për të anashkaluar sanksionet ndërkombëtare, duke i lejuar Rusisë të vazhdojë eksportet e naftës.

Vlen të përmendet se, pavarësisht seriozitetit të sulmit, nuk ka raportime për viktima ose persona të lënduar, ndërsa gjendja e anijes mbetet nën kontroll. gsh