DASHI 21/3 – 20/4Një ditë e qetë dhe e bukur kjo e sotmja për të dashuruarit. Sot thjesht do ta braktisni rutinën e përditshme, duke gjetur një qetësi me partnerin.
DEMI21/4 – 21/5
Afërsia e njeriut tuaj të zemrës dhe një seri mendimesh konkrete do t’ju ndihmojnë që të jeni më mirë dhe të rimerrni masat e vetvetes do të jetë hapi i parë për disa çështje.
BINJAKËT 22/5 – 21/6
Sot do t’ju jepet rasti që të hiqni nga vetja një shqetësim që e mbanit në “supe” prej shumë kohësh rasti perfekt do të ndodhë gjatë pasdites.
GAFORRJA 22/6 – 22/7
Ndjesia juaj është e drejtë, por nuk do të thotë se gjithçka do të humbasë thjesht do t’u duhet xhiro pak më e largët për të arritur objektivin.
LUANI 23/7 – 21/8
Disa zakone janë shumë të vështira, por nëse do të keni durim dhe nëse do të mbështeteni te partneri/ja, do të shihni se vetëm me një “shkelm” do t’i hidhni mbrapa.
VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9
Sot do të jetë rasti që të mbroheni kundër çdo belaje, pavarësisht se sa do të jenë në numër. Por fatkeqësisht partneri/ja nuk do të jetë shumë tolerantë me ju sot.
PESHORJA 24/9 – 23/10
Mos prisni asgjë nga partneri/ja sot, jo sepse nuk dëshiron të bëjë atë që ju doni, por sepse do ta bëjë në mënyrë të ndryshme që do të habisë akoma më shumë.
AKREPI 24/10 – 22/11
Mos shpenzoni shumë energji për diçka që nuk e meritoni. Sigurohuni më parë që të merrni këshilla nga partneri/ja, i cili ka kaluar më parë një eksperiencë të ngjashme.
SHIGJETARI 23/11 – 22/12
Sot do të bëni një udhëtim me gjithë zemër me njeriun e zemrës të cilin e doni shumë. Kohët e fundit kjo gjë ju ka ndodhur rrallë ndaj shijojeni deri në fund.
BRICJAPI 23/12 – 20/1
Për ju do të jetë e habitshme se si një situatë do të marrë vetë rrugëzgjidhje. Buzëqeshni për të gjitha problemet, është mënyra e vetme për t’iu rikthyer normalitetit.
UJORI 21/1 – 19/2
Mos jini të ashpër me partnerin/ en që së fundmi është distancuar, sepse në të vërtetë ka shumë çështje për të zgjidhur, madje më të komplikuara sa tuajat.
PESHQIT 20/2 – 20/3
Mos u gënjeni duke bërë zëvendësime të kota të objekteve që keni në shtëpi. Pasdite përdorini mirë fjalët për të mos u keqkuptuar nga partneri/ja.
Komentet