Ervin Salianji thotë se Belinda Balluku duhet të dorëhiqet, pasi siç thotë ai ky është standardi i demokracisë perëndimore.
Me anë të një postimi në Facebook ish-deputeti demokrat akuzon kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij “se e kanë marr peng politikën dhe Shqipërinë me hallet e veta”.
Ai thekson se ‘duhet të rikthejmë politikën për të mundur Edi Ramën’, ndërsa bën thirrje që qytetarët ti bashkohen PD dhe protestave.
Reagimi i Salianjit
Edi Rama e ka prishur politikën! E ka bërë politikën të papërgjegjshme, të shthurur, pa mision e pa kontratë me njerëzit.
Ministra, deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë përballen me drejtësinë, por nuk lëshojnë postet. Nuk japin doreheqjen, nën pretekstin e pamoralshëm të prezumimit të pafajësisë. Ligji gjykon faktin, politika përgjegjësinë. Belinda Balluku duhet të dorëhiqet, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen! Ky është standarti i demokracisë perëndimore!
Edi Rama dhe qeveria e tij e kanë marr peng politikën dhe Shqipërinë me hallet e veta. Dhe kjo është një papërgjegjshmëri historike!
Në këtë tablo, jo më pak e rëndë është administrata dhe institucionet e sigurisë të cilat janë mbushur me njerëz pa arsim e pa integritet, thjesht halabakë të emëruar për vota. Shteti është kthyer në presion, në frikë dhe në mbytje të lirisë së qytetarëve.
Institucionet nuk janë më vend shërbimi, por hapësira banaliteti dhe vjedhjeje. Shqiptarët ikin; të rinjtë ikin; vendi zbrazet dhe politika është reduktuar në një çështje private, të turpshme.
Duhet të rikthejmë politikën për të mundur Edi Ramën. Do ta mundim, sepse kemi moralin dhe të vërtetën, forcat e vetme që ai nuk mund t’i kontrollojë.
Bashkohuni me Partinë Demokratike! Bashkohuni në protestë dhe reagim! gsh