Trump e quajti gazetën një tabloid të lirë dhe armik të popullit, një frazë që ai e ka përdorur në të kaluarën për mediat që e kritikojnë atë.
SHBA- Donald Trump iu përgjigj nëpërmjet Truth Social një artikulli të New York Times, ku shkruante se Presidenti po tregonte shenja lodhjeje. Pas këtij artikulli, Trump e quajti gazetën një dështim dhe kritioi ashpër redaktorët e saj. Trump deklaroi se po punonte më shumë se kurrë dhe se radikalët e së majtës në New York Times, po shkruajnë artikuj kundra tij. Presidenti shtoi se “ata e dinë se kjo është e gabuar, si dhe pothuajse çdo gjë që shkruajnë për mua, përfshirë rezultatet e zgjedhjeve të gjitha qëllimisht negative”.
Gjithashtu Trump e quajti gazetën një tabloid të lirë dhe armik të popullit, një frazë që ai e ka përdorur në të kaluarën për mediat që e kritikojnë atë. Duke iu referuar gazetares Katie Rogers, autores së artikullit kontrovers, ai e akuzoi atë se ishte caktuar të shkruante vetëm gjëra të këqija për të dhe e përshkroi atë si një reportere të dorës së tretë, të shëmtuar brenda dhe jashtë.
Presidenti amerikan e përfundoi postimin duke thënë: “Do të vijë një ditë kur energjia ime do të bjerë, u ndodh të gjithëve, por me një kontroll të përsosur mjekësor”.
Sipas një analize nga organizata jofitimprurëse Freedom of the Press Foundation, Trump ka publikuar gati 3,500 postime duke sulmuar shtypin gjatë dekadës së fundit, ose rreth një në ditë. Artikulli i New York Times, i shkruar bashkë nga Rogers, një korrespondent i Shtëpisë së Bardhë i cili mbuloi të dy mandatet e Trump dhe Dylan Friedman, redaktori i projektit të inteligjencës artificiale të gazetës.
Artikulli i New York Times, i botuar të martën, tha se Trump mbetet një prani pothuajse e kudondodhur në jetën amerikane. Ai shfaqet në lajme dhe u përgjigjet pyetjeve shumë më shpesh sesa paraardhësi i tij, Joe Biden. Megjithatë, pothuajse një vit në mandatin e tij të dytë, amerikanët po e ndjekin më pak se më parë, sipas një analize të axhendës presidenciale. Artikulli vuri në dukje se Trump tani po mban një axhendë më të shkurtër publike dhe se, herë pas here, bateria e tij… po tregon shenja konsumimi./Dosja.al