Ditën e Premte me 28 Nëntor, 2025 në orën 16:00, bashkatdhetarët shqiptaro-amerikanë nderojnë Ditën e Flamurit përpara Bashkisë së qytetit Uster Masaçusets.
Për të festuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në këtë ceremoni të veçantë midis miqve dhe familjarëve, anëtarëve të Kishës Shën Marisë dhe të ftuarve të shquar, përfshirë edhe Kryetarin e Bashkisë së Usterit, Joseph M. Petty.
Ceremonia e shkurtër parashikon një program me muzikë live nga Ana Kodra dhe valle tradicionale shqiptare nga grupi Valletona.
Prania juaj është mbështetja më e mirë që mund t’i jepni grupit rinor të Shën Marisë, i cili do t’i udhëheqë festimet e këtij viti në bashkësinë tonë jo vetëm duke nderuar këtë ditë të rëndësishme për të gjithë ata që kanë një trashëgimi shqiptare në të gjithë botën, por edhe për ta pasuruar veçanërisht traditën shumë vjeçare të qytetit në Usterit..
Ju shprehim përzemërsisht Urimet më të mira dhe mirëpresim pjesëmarrjen tuaj.
Qofshi të bekuar dhe të gëzuar edhe për ditën Falënderimeve!