Dita e Alfabetit është shpallur festë zyrtare e Shqipërisë.
22 nëntori ka simbolikën e veçantë dhe specifikon momentin më unifikues të shqiptarëve.
Në përkujtim të Kongresit të Manastirit,i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908.
Vlen të përmendet se Këshilli i Ministrave në Shqipëri, ka miratuar një Vendim për ligjin e festave kombëtare dhe ditët përkujtimore. Pastaj Kuvendi i Shqipërisë bëri Ditësn e Alfabetit festë kombëtare.
Dita e Alfabetit Shqip u miratua nga Kuvendi në shkurt të vitit 2025 dhe kjo është hera e parë që kremtohet si festë zyrtare.
Në Kongresin e Manastirit morën pjesë 50 përfaqësues,nga 26 qytete të ndryshme shqiptare, klube dhe shoqata.
Në këtë Kongres u miratua Vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave,duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe.
Kryetar i kongresit u zgjodh Mid’hat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi ishte gruaja e vetme në këtë kongres.
Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 nëntor të vitit 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë.
Për shqiptarët e Maqedonisë ,kjo ditë është Festë kombëtare.
Në Manastir është Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilin gjenden fotografi të pjesëmarrësve dhe dokumente në formë digjitale dhe të shkruara në letër.
Vendi i Lekës,22.11.2025