Më 22 nëntor 1946, diktatura komuniste ekzekutoi Vasil Manon (inxhiner nga Korça) së bashku me gruan e tij shtatzene, kroaten Zorika Manon, të cilët ishin të angazhuar në procesin e tharjes së kënetës së Maliqit.
Ata u akuzuan padrejtësisht si pjesë e një grupi “tekniko-kriminal” që supozohej se po sabotonin tharjen, dhe për këtë u ekzekutuan.
Në foto: Vasil Mano (34 vjeç), Zorika Mano (27 vjeç) dhe Eugenio Scaturo (29 vjeç, në të djathtë), të tre të lidhur me njëri-tjetrin, para dhe gjatë pushkatimit.