Në vegjilje të festës së Nëntorit të Flamurit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë zyrtare dhe Shqipërisë tjetër Kosovë,posta e Kosovës i nderoi dhe kujtoi në pullat postare,shkrimtarët për fëmijë të Drenicës,Rifat Kukaj dhe Ymer Elshani.
Në manifestimet për 28 Nëntorin e Flamurit të Pavarësisë,pullat postare të postës së Kosovës,e kanë begatuar programet kulturore të institucioneve të shtetit,të shkollave dhe të diasporës shqiptare nëpër botë dhe Amerikë.Përmes pullës postare,shkrimtarët dlo të udhëtojnë në të gjitha anët e atdheut,që të nisin lajmin apo shkresat tjera zyrtare me portretin e shkrimtarëve,që,përmes krijimtrisë letrare për fëmijë,ata ndërtuan një kala,një kopsht me lule,shumë libra në bibliotekë,udhë të lumtura të rritës në Kosovën e lirë.
Në nëntorin e Prishtinës së lirë të stolisur me flamujt kuq e zi të atdheut shqiptar dhe kujtesa për orën e madhe të pavarësisë së Shqipërisë dhe portreti i shkrimtarëve në pullat postare,e ka gëzuar Dren Kukaj,i cili thotë me fjalën shend e verë se ai është nipi i shkrimtarit Rifat Kukaj.
Për shkrimtarin Ymer Elshani i masakruar në mënyrën më barbare deri në shkallë të gjenocidit nga regjimi fashist i Serbisë,në Masakrën e Paklekut të Vjetër në Drenicë,vajza e tij e vetme që i shpetoi shfarosjes së familjes,Teuta Elshani,falenderon postën e Kosovës për pullën postare me portretin e shkrimtarit dhe porosia artistike për Nëntorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Nëntori dhe shkrimtarët e ka thënë kritika letrare,janë ndërgjegjja e kombit,ndërsa gjuha dhe letërsia është atdheu!