Kompani zvicerane po planifikojnë të bëjnë investime direkte në Shtetet e Bashkuara, në vlerë prej 200 miliardë dollarësh deri në vitin 2028, si pjesë e marrëveshjes me Uashingtonin për uljen e doganave nga 39% në 15%.
“Gjatë negociatave nuk kemi bërë asnjë lëshim që do të vinte në diskutim sovranitetin apo neutralitetin e vendit tonë,” theksoi ministri i Financave i Zvicrës, Guy Parmelin, gjatë një konference për shtyp.
Një zyrtar i Ministrisë së Financave shtoi se është e vështirë të parashikohet nga cilat sektorë do të vijnë investimet në SHBA, përveç industrisë farmaceutike.
Sipas tij, kompani të mëdha si prodhuesi i avionëve Pilatus dhe kompania hekurudhore Stadler tashmë operojnë në Shtetet e Bashkuara.
Sipas qeverisë zvicerane, në kuadër të marrëveshjes, Zvicra do të ulë tarifat doganore për një seri produktesh amerikane, përfshirë produkte industriale, peshk, fruta deti dhe disa produkte bujqësore të “pa-sensibile”.
Marrëveshja parashikon gjithashtu import të caktuar amerikanësh pa doganë: 500 ton mish viçi, 1,000 ton mish bizoni dhe 1,500 ton mish pule.