Ky segment fokusohet tërësisht te libri i Epidamn Zeqos, “Epidamn, legjenda e Durrësit”. Autori shpjegon se si një temë komplekse si historia e qytetit që nga koha e bronzit mund të bëhet e afërt për fëmijët.
Nga studioja e ‘Kafe Shqeto’, Zeqo tha se sekreti qëndron në përdorimin e rrëfimit me rimë, i cili ndihmon në memorizim dhe zhvillim, si dhe në përfshirjen e ilustrimeve cilësore nga Enkeleda Shtërpifti.
Libri nuk është vetëm një lexim pasiv, ai përmban elemente interaktive dhe lojëra që e bëjnë fëmijën pjesë aktive të zbulimit. Zeqo argumenton se historia nuk ka moshë dhe përmes kësaj vepre synon t’u mësojë fëmijëve për trashëgiminë e tyre kulturore në një mënyrë tërheqëse.
Pjesë nga deklarata:
“Është historia më e hershme e Durrësit, po është rrëfim historik me rimë. Ke 60 ilustrime origjinale nga Enkeleda Shtërpifti që ta sugjeroj, në qoftë se do e shkruash librin për miushin që ke shpikur.
Unë kap tema komplekse. Tema komplekse është historia e Durrësit. Po si ta bësh më të përafërt për fëmijët, për prindërit, për, për gjyshërit apo jo? Dhe kjo është gjithë, gjithë puna. E bën më të prekshme, e bën më të afërt me, aty kam futur edhe një lojë, në qoftë se mund ta shohësh në faqen e dytë.
Është, a i gjen dot objektet brenda në libër? Jo jo, atëherë gjithë prona e kishte mbreti Epidamn.
Vajza ime e ka lexuar këtë libër që në moshën shtatë vjeç. Historia, ne kemi një histori të pasur. Nuk dallohet sot në Shqipërinë e sotme, po historia jonë antike është shumë e pasur, e pasur. Ne ta, ta festojmë, ta këndojmë, ta mësojmë, t’i gëzojmë asaj.
T’i gëzohemi se ka ngelur vetëm në libër, nuk ekziston më në realitet, po të paktën e kemi në libër, të jemi krenarë, të njohim trashëgiminë tonë kulturore, pse jo”.